Komuna e Përparim Ramës ia përshtatë tenderin 9.5 milionësh të rrugës A vetëm një kompanie në Kosovë

Komuna e Përparim Ramës ia përshtatë tenderin 9.5 milionësh të rrugës A vetëm një kompanie në Kosovë

Komuna e Prishtinës që udhëhiqet nga Përparim Rama ka vendosur përfundimisht – në këtë vit – të nis ndërtimin e rrugës e cila lidh Veterikun më Rrugën B. Zyra e prokurimit komunal e ka publikuar edhe procedurën tenderuese për këtë projekt, e cila kështu ka ftuar kompanitë e interesuara që të garojnë për tender. Tenderi […]

Prokurimi komunal ka hapur tender me procedurë të kufizuar për këtë tender, që do të thotë se do të kualifikhën në maksimum 6 operatorë ekonomik për fazën e dytë.

Periskopi ka gjetur se komuna, në kundërshtim me Ligjin e Prokurim Publik -LPP dhe rregullat tjera dytësore ka vendosur një kriter diskriminues për kompanitë garuese, ose favorizues vetëm për një kompani.

Si në çdo prokurim tjetër publik, edhe në këtë procedurë, në ‘njoftimin për kontratë’ dhe ‘dosjen e tenderit’ janë vendosur kriteret që duhet të plotësohen edhe për  ‘Kapaciteti teknik dhe profesional’.

Te kriteri kapacitet profesional, komuna ka kërkuar pesë inxhinier të diplomuar për punë të ndryshme, por tek një inxhinier ka pasur një kërkesë më specifike: Një Inxhinier i diplomuar ose Msc. i makinerisë drejtimi i komunikacionit min. 5 vite përvoje punë. Të jetë i certifikuar për ”Instalimmi dhe programimi i pajisjeve semaforike.

Pra, prokurimi komunal ka kërkuar që ky inxhinier i komunikacionit të këtë një certifikatë ndërkombëtare. Siç shihet edhe në dosjen e tenderit, një kërkesë të tillë nuk e ka bërë për inxhinierët e tjerë.

Bazuar në Ligjin e Prokurimit Publik, ky kriter është diskriminues, ose favorizues për një kompani. Sipas një hulumtimi të Periskopit, një certifikatë të tillë në Kosovë e posedon vetëm një inxhinier, askush tjetër. Bëhet fjalë për inxhinierin Korab Shehu, i cili është pajisur në Itali më këtë certifikatë.

Kjo kërkesë që ka vendosur komuna në dosje të tenderit me automatizëm favorizon vetëm një operator ekonomik dhe zvogëlon konkurencën.

Pra, inxhinieri i cili ka specializuar ne drejtimin e Komunikacionit Rrugor  dhe i cili është i pajisur me diplomë nga institucionet universitare dhe me minimum 5 vite përvojë pune, nuk është i përshtatshëm për këtë pozitë, vetëm për faktin se nuk ka një ‘’certifikatë- trajnimi’’.

Kjo kërkesë bie ndesh me nenin 7 dhe 28 të Ligjit të Prokurimit Publik, pasi që sipas këtyre neneve, përpilimi i kushteve dhe kritereve duhet të bëhet në përputhje me qëllimin dhe të drejtuara drejt sigurimit  të qasjes sa më të mirë për të gjithë operatorët e interesuar ekonomik dhe tenderuesit, gjithmonë në përputhje me standardet e aplikueshme sipas ligjit, dhe jo të vendoset si kriter vlerësuar një certifikate të cilën e  posedon vetëm një person në Kosovë.

Konkretisht bëhet fjalë për certifikatë “Design and Installation of ITS (Intelegent Transportation System) for Traphic and Transport management in Urban Areas”

Periskopi ka dërguar disa pyetje edhe në adresën e komunës së Prishtinës, ku ka kërkuar të dijë se pse është vendosur një kriter i tillë, dhe se, a do të përjashtohet nga gara një operatorë nëse i përmbushë të gjitha kriteret, por i mungon inxhinierit kjo certifikatë. Komuna e Prishtinës ka refuzuar të përgjigjet gjatë ditës së sotme.

Në interesimin e Periskopit nuk është përgjigjur as Shehu.

Periskopi ka gjetur se Shehu është aksionarë në kompaninë ‘INTRAST’ SH.P.K, e cila për aktivitet primar e ka testimin teknik dhe analizat. Kjo kompani është pjesëmarrëse në konzerciume në tenderët publik.

Periskopi ka shikuar edhe kontratat e veçanta që kanë të bëjnë vetëm më problemin e semaforëve, punë të cilën do ta bëjë inxhinieri në rrugën A, që i është kërkuar certifikata. Askund nuk është hasur në një kërkesa të tillë. Bile, me datë 8 qershor 2022, komuna e Prishtinës ka realizuar një kontratë për “Mirëmbajtja e Semaforëve” në një vlerë rreth 150 mijë euro për tri vite. Fitues ka qenë operatori: Bahri Asllani.

Periskopi ka parë dosjen e tenderit të kësaj procedure dhe askund nuk është kërkuar certifikata për inxhinierin e komunikacionet. Pra, kjo kërkesë ka qenë, por është kërkuar që ai të ketë të përfunduar vetëm shkollimin universitar.

Ndërtimi i rrugës A, pritët të kushtojë rreth 22 milionë euro dhe do të financohet nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Infrastrukturës. Pjesa e parë  do të përfshijë segmentin nga ‘Veterniku’ deri të vazhdimi i ‘Rrugës B’”. /Mentor Buzhala -Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?