Komuna e Përparim Ramës lidh kontratë me procedurë të njëanshme për ndërtimin e kulmit që “fluturoi” në Arbëri

Komuna e Përparim Ramës lidh kontratë me procedurë të njëanshme për ndërtimin e kulmit që “fluturoi” në Arbëri

Një vajzë 23-vjeçare është lënduar si pasojë e goditjes nga materiale që kanë rënë nga kulmi i ndërtesës së komunës së re në Prishtinë, i cili u shemb në janar të këtij viti. Ndonëse kontrata për rindërtimin e kulmit dhe ndërtimin e disa punëve në katin nën kulm nuk ka përfunduar, Komuna e Prishtinës ka […]

Ndonëse kontrata për rindërtimin e kulmit dhe ndërtimin e disa punëve në katin nën kulm nuk ka përfunduar, Komuna e Prishtinës ka lidhur një tjetër kontratë që ka të bëjë me ndërtimin e kulmit, raporton Demokracia.com.

Më procedurë të negociuar, pa publikim të njoftimit për kontratë, e cila ndryshe njihet si procedurë e njëanshme, Komuna e Prishtinës ka lidhur kontratë për ndërtimin e kulmit të objektit të komunës në lagjen ‘Arbëria’.

Komuna kishte vendosur një çmim prej 130 mijë euro për kryerjen e punimeve, por kontrata është lidhur me një çmim prej 1000 euro më pak.

Komuna e Prishtinës ua ka dërguar ofertat për negocim vetëm dy kompanive: 1. “Aura Invest” shpk, e cila ka ofertuar me çmim prej 148 mijë euro dhe 2. “Limitproject”, që ka ofertë me çmim prej 129 mijë euro. Meqë se kriter kryesor ka qenë “çmimi më i lirë”, kontrata është lidhur me kompaninë e dytë.

Nga momenti që do të fillojnë punimet, kontraktuesi duhet t’i përfundojë ato brenda 30 ditëve.

Në dosje është publikuar edhe gjendja ekzistuese e kulmit.

Tashmë prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rrëzimin e kulmit dhe dy persona janë ndaluar nga policia.

Në gjysmën e muajit korrik, Komuna e Prishtinës dhe kompania “NBT-ING” kishin nënshkruar kontratë për “Rikonstruimi i kulmit të objektit të Komunës së re”. Çmimi i kontratës më të cilën u morën vesh kompania dhe komuna ka qenë fiks 386,096.29 euro. Demokracia.com ka parë dosjen e tenderit të nënshkrimit të kësaj kontrate dhe aty shihet se kompania kishte vendosur shumë më të lartë sesa çmimi që kishte vendosur kompania fituese. Fiks 700 mijë euro ka qenë çmimi që kishte vendosur komuna dhe bëhej fjalë për ndërtimin e kulmit, si dhe renovimin dhe mobilimin e një kati nën kulm.

Të ngjashme
Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje