Konferenca 30 minutëshe e deputetit parimor të VV-së: 4 kritikat kryesore të Haki Abazit sot

Deputeti parimor i Vetëvendosjes, Haki Abazi, në konferencën e përjavshme ka kritikuar punën e Kuvendit të Kosovës, përkatësisht organizimin e disa gjërave që thotë se janë të nevojshme për funksionimin e punës së një deputeti. Periskopi përmbledh 4 nga pikat kryesore të fjalës së tij para gazetarëve sot, duke rikujtuar që javën e kaluar, deputeti […]
2.Shëndeti publik në Kosovë, flitet shumë pak, kam ndarë në tri kategori; ndotësit nga sistemi energjetik dhe transporti me makina të vjetra, kryesisht dizel, 130 milionë euro në vit kosovarët harxhojnë jashtë vendit për t’u shëruar nga sëmundje që janë kryesisht në organet respiratore. Kualiteti i dobët dhe i pakontrolluar i barnave. Ende po vazhdon shitja e barnave në tregun tonë që nuk kanë efektin e duhur apo nuk kanë efekt fare në adresimin e sëmundjeve që jepen. Dhe, dimensioni i shëndetit publik mendor, janë manifestimet me të cilat po shohim, është situate post-pandemike.
3.Deklarimet e fundit të zotit Rama, nuk mund të kalojnë të heshtura më, sic e patë edhe nga fjalimi në KE, kanë dëmtuar seriozisht cështjet dhe avancimin e agjendës integruese të Kosovës. Për Kosovën flasin institucionet e Kosovës.
4.Në ditën kur po bëhej diskutimi më i rëndësishëm për liberalizimin e vizave në Evropë, është gabim të vihet në Kosovë e të bëhet trysni për mos-tërheqjen e licencës për Elektroseverin. Nuk është më koha ta mbulojmë paaftësinë e zotit Lajçak, që Serbia nuk po zbaton marrëveshjet e për të cilat ai ka garantuar për to. Zoti Lajçak e ka humbur idenë pse ekziston pavarësia e Kosovës. Pavarësia jonë nuk është pse ka ose s’ka zgjedhje dikun. /Periskopi/












