Kongresisti Self: Presidenti më ka thënë se çështja kryesore për Kosovën është hyrja në NATO

Kongresisti Self: Presidenti më ka thënë se çështja kryesore për Kosovën është hyrja në NATO

Në një seancë dëgjimore në Nënkomitetin për Evropë të Kongresit amerikan të mbajtur këtë të mërkurë në Uashington, është folur për sfidat me të cilat po përballet NATO-ja. Një nga temat kryesore të diskutimit dëgjues ishte dhe situata e sigurisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, si dhe perspektiva e shtetit më të ri në Evropë […]

Në një seancë dëgjimore në Nënkomitetin për Evropë të Kongresit amerikan të mbajtur këtë të mërkurë në Uashington, është folur për sfidat me të cilat po përballet NATO-ja.

Një nga temat kryesore të diskutimit dëgjues ishte dhe situata e sigurisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, si dhe perspektiva e shtetit më të ri në Evropë për t’u anëtarësuar në aleancën-veri atlantike.

Kongresisti republikan, Keith Self, në hapje të seancës foli për rëndësinë e sigurisë dhe përparimet demokratike të Kosovës, e po ashtu edhe domosdoshmërinë për ta kundërshtuar ndikimin e dëmshëm të Rusisë dhe Kinës në rajon.

Ai gjithashtu ngriti shqetësimin për aktivitetet destabilizuese që burojnë nga Serbia dhe Republika Sërpska – zhvillime që po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e zyrtarëve amerikanë dhe të NATO-s.

Ndërsa, Admirali në pension, Mark Montgomery, gjatë kësaj seance dëgjimore vlerësoi se Serbia dhe Republika Sërpska, minojnë stabilitetin në Ballkan.

“Serbia dhe Republika Sërpska janë aktorë të rrezikshëm që minojnë stabilitetin në Ballkan”, tha ai.

Self madje tha se Gjeneral Cavolli i ka thënë atij se “Bosnja dhe Hercegovina mund të kollapsojnë brenda natës”.

Ai kujtoi edhe operacionin e NATO-s më 1999, teksa tha se kjo aleancë “hyri në luftë për Kosovën duke e bombarduar Serbinë”.

Ndërkaq, kongresisti Self tha se Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Sllovenia, Kroacia, Bullgaria e Rumania që rrethojnë tri entitete që nuk janë pjesë e NATO-s.

“Janë Bosnja, Serbia dhe Kosova. Kosova dëshiron të jetë në NATO. Presidenti më thotë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është çështja më e rëndësishme për Kosovën”, theksoi kongresisti Keith Self./Periskopi/

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve