Konjufca thyen heshtjen: Molliqaj ka 24-orë afat të faktojë me dokument nëse kam qenë pjesë e SHIK’ut

Konjufca thyen heshtjen: Molliqaj ka 24-orë afat të faktojë me dokument nëse kam qenë pjesë e SHIK’ut

Deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj sot ka paraqitur disa fakte të tjera gjatë seancës së Kuvendit, ku thotë se Glauk Konjufca i Vetëvendosjes ishte pjesë e SHIK’ut për një vit të tërë. Përkundër kësaj, Konjufca zgjodhi që në Kuvend të mos e qesë as edhe një fjalë të  vetme si kundërpërgjigje, shkruan Periskopi. Megjithatë, Konjufca është […]

Megjithatë, Konjufca është deklaruar jashtë sallës së Kuvendit. Ai sërish ka mohuar pretendimet e Molliqajt, ndërkohë i ka kërkuar që fjalët e thëna t’i faktojë në mënyrë të dokumentuar brenda 24-orëve, ose t’i kërkojë falje.

“Unë kurrë nuk kam qenë në SHIK dhe as kam punuar kurrë në të. Ky i sotshmi ishte një film shumë i dobët fatastiko-shkencor i Molliqajt. Ai gënjeu sërish meqë para pak ditësh premtoi me shumë bujë nxjerrjen e  “dokumenteve” kundër meje, kurse sot ra në nivelin e llafeve “me të dëgjuar”. Dardani definitivisht nuk po e kuptoka se çka është dokumenti si i tillë. Ky person është shumë joserioz dhe gjynah për Kuvendin që është deputet. Sidoqoftë, po ia jap edhe 24 orë afat për të nxjerrë çfarëdo “dokumenti”, qoftë bre edhe dokument të fallsifikuar. Nëse deri nesër në orën 16 nuk qet asnjë fakt, atëherë definitivisht pres të më kerkojë falje”, është shprehur ai.”, ka thënë shefi i GP të VV’së për Express.

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se Glauk Konjuca, ka shërbyer në Shërbimin Informativ të Kosovës në vitin 2000 dhe 2001 dhe se rekrutimin e tij e kishte bërë Fadil Lepaja. Molliqaj ka thënë se paga që ka marrë Konjufca ka qenë 150 marka.

Këto, Molliqaj i ka thënë në  seancën plenare të së premtes, gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës, që sipas tij, Konjufca ka dalë nga SHIK-u për shkak të pagës së ulët.

Molliqaj ka thënë se tani Glauk Konjufca me bashkëpunëtorë po hezitojnë të ballafaqohen me të vërtetën.

“Viti në të cilin Glauk Konjufca ka shërbyer në SHIK ka qenë viti 2000 – 2001, paga është 150 marka, rekrutimin e ka bërë Fadil Lepaja, sektori në të cilin ka punuar është përpunimi i të dhënave. Vet letrat që kanë ardhë nga terreni, një prej letrave të cilën Glauku e kishte ndarë më neve si histori ishte edhe të dhënat që vinin nga Lugina e Preshevës kush ku po ndalet dhe të gjitha ato letra që vinin me shkrim të dorës, Glauku me kolegë të tjerë i përpunonin dhe i fusnin në të dhënat e SHIK-ut. Arsyeja e largimit të Glaukut nga SHIK-u ishte paga e ulët. Këto dhe shumë fakte të tjera tregojnë që Glauk Konjufca ka qenë zyrtar në strukturat e Shërbimit Informativ të Kosovës”, tha ai

Molliqaj ka thënë se nuk e ka problem që dikush ka qenë në SHIK, ai ka shtuar  se beson që SHIK-u si organizatë ka kryer veprime kriminale, por nuk beson që secili njeri në SHIK ka bërë diçka në tillë.

“Glauk nuk të shpëton Kadria e di që po sillet sikur shefi yt, po të mbron edhe kur po del në emisione, Glauk nuk të shpëtojnë as njerëzit e tjerë të SHIK-ut, të shpëton vetëm e vërteta”, tha ai.

Molliqaj ka thënë se dikush që akuzon dikë, ndërkohë që vet ka qenë  pjesë, është hipokrizi./PERISKOPI/

 

 

 

 

Të ngjashme
Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

Vdekja tragjike e të riut në vendin e punës në Prizren, Policia: Së paku një person u ndalua për 48 orë

Vdekja tragjike e të riut në vendin e punës në Prizren, Policia: Së paku një person u ndalua për 48 orë

Vance thotë se Irani është pajtuar që ta lejojë kthimin e inspektorëve bërthamorë në territorin e vet

Vance thotë se Irani është pajtuar që ta lejojë kthimin e inspektorëve bërthamorë në territorin e vet

Rubio niset drejt Lindjes së Mesme këtë javë për herë të parë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Iranin

Rubio niset drejt Lindjes së Mesme këtë javë për herë të parë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Iranin

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ