Konjufca: Vjosa Osmani flet si Vetëvendosja, por kandidimi i saj njëanshëm nga LDK largoi koalicionin me neve

Glauk Konjufca thotë se vendimi i LDK’së për kandidaturën e Vjosa Osmanit, pa e lajmëruar Vetëvendosjen, e largioi pak koalicionin VV – LDK. “Unë e kam parë këtë vendim të LDK’së nga dy aspekte. Aspekti i parë mendoj që i ka shtu gjasat për një koalicion LDK – VV, për arsyet e qëndrimeve që ka […]
Glauk Konjufca thotë se vendimi i LDK’së për kandidaturën e Vjosa Osmanit, pa e lajmëruar Vetëvendosjen, e largioi pak koalicionin VV – LDK.
“Unë e kam parë këtë vendim të LDK’së nga dy aspekte. Aspekti i parë mendoj që i ka shtu gjasat për një koalicion LDK – VV, për arsyet e qëndrimeve që ka përfaqësu Vjosa Osmani brenda Kuvendit të Kosovës. Nëse i dëgjoni qëndrimet e Vjosa Osmanit, tingëllon shumë si Vetëvendosja. Ajo që e ka largu pakëz koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje është forma e njëanshme, me metodën e faktit të kryer. Meqenëse këta vazhduan të njëanshëm, është një sinjal që LDK dëshiron të shkojë e vetme në zgjedhje”, ka thënë Konjufca në Debat Plus, përcjell Periskopi.
Lutfi Haziri në anën tjetër, ka thënë se ‘janë duke shtjerrur të gjitha mundësitë për një koalicion parazgjedhor’.
“Kemi diskutuar për një koalicion që nuk do të varet nga votat e Listës Serbe, ku nuk do të varet nga koalicionet e natës, natyrisht me Lëvizjen, LDK si partia më e vjetër dhe Lëvizjen si partia më e re, e kam fjalën si angazhim politik do të mundnim që bashkarisht me i balance këto interesa për zgjidhjen e problemeve që janë identifiku që janë probleme për qytetarët. Vullneti politik ekziston, jemi duke shtjerrë të gjitha mundësitë për një koalicion parazgjedhor”, ka thënë Haziri./Periskopi/
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/411378172828416/












