Konkursi i dyshimtë i ministrisë së Rozeta Hajdarit, hapet rruga që të punësohen militantët

Konkursi i dyshimtë i ministrisë së Rozeta Hajdarit, hapet rruga që të punësohen militantët

Asnjë nga 89 zyrtarët publik që garuan në konkursin e brendshëm për pozitën ‘inspektor i tregut’, nuk ia mbushi mendjen Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë -MINT. Ani pse të gjithë këta shërbyes civil kanë dëshmuar vite përvojë pune e përgatitje shkollore, nuk u pranua për njërën nga 27 pozitat për inspektorë, kaq sa po […]

Kësisoj, konkursi ka dështuar dhe tashmë janë pjekur kushtet ligjore që të vazhdohet me konkurs të jashtëm.

Periskopi ka mësuar se kjo taktikë u përdor qëllimshëm për të mos përzgjedhur kështu asnjë zyrtar të shërbimit civil, për të mundësuar më pas punësimin njerëzve të afërt më partinë në pushtet.

Megjithëse ende nuk është hapur thirrja e jashtme për këto pozita, në MINT kanë dhënë versionin e tyre se si doli që nuk u pranua asnjëri nga rreth 90 kandidatët.

“Në procedurën e brendshme, legjislacioni në fuqi ka përcaktuar vetëm vlerësimin nëpërmjet intervistës verbale dhe bazuar në dispozitat e Rregullores në fuqi, kandidatët që sigurojnë jo më pak se 60 pikë, mund të shpallen fitues të vendit të punës, por në këtë procedurë të konkursit, asnjëri nga kandidatët e intervistuar nuk i ka arritur pikët minimale që të shpallet fitues”, kanë bërë të ditur për Periskopin nga zyra për informim e MINT.

Tutje kjo zyrë bëri të ditur se në konkursin fillestar për pozitën “Inspektor i tregut” kanë aplikuar 89 kandidatë, ku 69 prej tyre i kanë plotësuar kushtet për të vazhduar tutje, kurse 20 të tjerë nuk i kishin plotësuar kriteret për të kaluar fazën e parë të konkurrimit.

Procesit të intervistimit bëjnë të ditur nga MINT, i janë nënshtruar 40 kandidatë, ndërsa 29 prej tyre nuk janë paraqitur për intervistim.

Periskopi ka pyetur ministrinë se si është e mundur që nga të gjithë kandidatët që janë punonjës të administratës, askush nuk i ka plotësuar kriteret për këto pozita, ndërsa morëm këtë përgjigje:

“Vlerësimi i kandidatëve është bërë në pajtim me dispozitat e ligjeve dhe rregulloreve në fuqi dhe secili nga 5 anëtarët e komisionit në mënyrë individuale (përmes sistemit SIMBNJ), i ka vlerësuar ata”.

Institucioni që drejtohet nga Rozeta Hajdari është i vendosur që të punësojë inspektorët në një numër prej 27 personave.

Bazuar në legjislacionin në fuqi, në rastet kur nuk mund të rekrutohen punonjës përmes konkursit të brendshëm, atëherë institucioni obligohet që hapë konkurs të jashtëm, ku praktikisht për pozitat mund të konkurrojë kushdo, në mesin e tyre edhe persona që nuk janë zyrtarë publik.

Me këtë lëvizje, ndryshojnë kushtet e garës, gjë e cila sipas të gjitha gjasave do t’i hapë rrugë që të punësohen njerëzit të afërt me partinë në pushtet, pra Lëvizjen Vetëvendosje,

“Në bazë të rregullores në fuqi, pas procedurës së brendshme, lejohet vazhdimi me procedurën tjetër të konkursit, ku ndryshon edhe procedura e vlerësimit të kandidatëve (testimi me shkrim, jetëshkrimi/CV, intervistimi verbal).Tani jemi në fazën e shpalljes së konkursit të hapur për të gjithë të interesuarit”, ka bërë të ditur MINT.

Periskopi do ta monitorojë këtë procedurë të garimit për të parë nëse aplikantët i kanë plotësuar kushtet, ashtu siç i ka përcaktuar MINT dhe nëse gara ka qenë e barabartë për të gjithë.

Inspektorati i Tregut, funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, i cili  është përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit, në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve, sigurinë e produkteve dhe shërbimeve, tregtimit të naftës dhe derivateve të naftës, parandalimin e praktikave të pa drejta tregtare luftimin e  ekonomisë jo formale, shërbimeve hoteliere dhe turistike etj. /Periskopi/

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës