Kosova do ta zhvillojë sot stërvitjen e fundit para nisjes për në Belfast

Kosova do ta zhvillojë sot stërvitjen e fundit para nisjes për në Belfast

Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë sot seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Belfast. “Dardanët” janë grumbulluar nga e hëna dhe kanë ushtruar këto ditë në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe në Kampin Nacional në Hajvali. E më pas, kontingjenti kosovar do të bëhet gati për t’u nisur drejt Irlandës së Veriut, […]

Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë sot seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Belfast.

“Dardanët” janë grumbulluar nga e hëna dhe kanë ushtruar këto ditë në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe në Kampin Nacional në Hajvali.

E më pas, kontingjenti kosovar do të bëhet gati për t’u nisur drejt Irlandës së Veriut, me të cilën do të përballen të shtunën mbrëma në kuadër të Ligës së Kombeve.

Verdhekaltrit janë përballur me disa mungesa, mbi të gjitha të Mërgim Vojvodës e Leart Paqaradës, por selektori Alain Giresse vendosi të mos i gjejë zëvendësuesit e tyre dhe nuk ftoi lojtarë të tjerë për ndeshjet e shtatorit.

Kosova e kishte mundur Irlandën e Veriut në qershor me rezultat 3:2, ndërsa të shtunën do të mundohet ta nxjerrë një tjetër rezultat pozitiv, kësaj radhe në udhëtim.

Edhe veri-irlandezët janë më të vendosur më shumë se kurrë për ta fituar këtë lojë dhe njëherësh për ta shijuar fitoren e parë në këtë kampanjë të Ligës së Kombeve.

Më pas, të martën që vjen, Kosova do ta mbyllë këtë eksperiencë në këtë garë me duelin që do ta zhvillojë në shtëpi ndaj Qipros, ndërsa Irlanda e Veriut do të ketë punë me Greqinë.

Kosova është e dyta në tabelën e Grupit 2 të Ligës C me 6 pikë të grumbulluara, prej tyre 2 fitore e 2 humbje, kurse Irlanda e Veriut është e treta me 2 pikë, respektivisht me 2 barazime e 2 humbje.

 

 

Të ngjashme
Nga vërshëllimi i himnit te kacafytja në fushë, ndeshja Shqipëri-Izrael bënë bujë në media

Nga vërshëllimi i himnit te kacafytja në fushë, ndeshja Shqipëri-Izrael bënë bujë në media

Lionel Messi nuk ka asnjë dyshim për të - Yamal më i miri i gjeneratës së re që synon Botërorin

Lionel Messi nuk ka asnjë dyshim për të - Yamal më i miri i gjeneratës së re që synon Botërorin

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

CAS konfirmon vendimin e FFK-së në rastin e ankesës së FC Prishtinës

CAS konfirmon vendimin e FFK-së në rastin e ankesës së FC Prishtinës

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”