Kosovari Rrustem Llapi dyshohet se e vrau reperin serb në Dyseldorf, zbardhet motivi i ngjarjes?

Kosovari Rrustem Llapi dyshohet se e vrau reperin serb në Dyseldorf, zbardhet motivi i ngjarjes?

Kosovari Rrustem Llapi, 52-vjeç, dyshohet se e vrau reperin serb Aleksandar M. të dielën në mbrëmje në Dyseldorf të Gjermanisë. Siç raportojnë mediat gjermane, viktima është reperi dhe sipërmarrësi Aleksandar M., shtetas gjerman me origjinë serbe. Sipas hetimeve, rreth orës 02:45 të së dielës në lokal ka pasur një debat mes viktimës 38-vjeçare dhe kosovarit. […]

Siç raportojnë mediat gjermane, viktima është reperi dhe sipërmarrësi Aleksandar M., shtetas gjerman me origjinë serbe.

Sipas hetimeve, rreth orës 02:45 të së dielës në lokal ka pasur një debat mes viktimës 38-vjeçare dhe kosovarit. Pasi debati ka lëvizur jashtë lokalit, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

52-vjeçari Rrustem Llapi thuhet se më pas është kthyer në restorant dhe është arrestuar pa rezistencë nga policia. Ai deri më tani ka heshtur për akuzat.

Sipas një dëshmitari, mosmarrëveshja mund të ketë qenë për borxhet e lojërave të fatit, thanë hetuesit, transmeton Paparaci artikullin e Bild.

Pavarësisht masave të ndërmarra nga ekipet emergjente, 38-vjeçari nuk arriti t’u shpëtonte plagëve të marra dhe vdiq në vendngjarje. Nga autopsia rezultoi se ai u godit me disa plumba.

Ndërkohë, skena e repit është duke vajtuar për humbjen e shokut të tyre Aleksandar M, shkruan Bild.

Reperi i njohur me nofkën “Lock”, Denis S. tha për Bild: “E telefonova Aleksin atë natë pak pas orës tre, por dikush tjetër iu përgjigj celularit dhe i bërtiti: ‘Ai është qëlluar me armë zjarri.’ Nuk mund ta besoja dhe isha thellësisht i tronditur.”

Të ngjashme
Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona