KQZ i dërgon shkresë Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarëve në KKZ’të në Veri

KQZ i dërgon shkresë Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarëve në KKZ’të në Veri

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ’së, Burim Ahmetaj, në mbledhjen e sotme të KQZ’së ka thënë se u kanë dërguar shkresa Listës Serbe dhe GISPO për zëvendësimin e anëtarëve të KKZ’në në komunat në Veri, pasi ish- anëtarët dhanë dorëheqje. “Më 7 dhe 8 prill kemi pranuar dorëheqjet e anëtarëve të KKZ’ve të përfaqësuesve nga […]

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ’së, Burim Ahmetaj, në mbledhjen e sotme të KQZ’së ka thënë se u kanë dërguar shkresa Listës Serbe dhe GISPO për zëvendësimin e anëtarëve të KKZ’në në komunat në Veri, pasi ish- anëtarët dhanë dorëheqje.

“Më 7 dhe 8 prill kemi pranuar dorëheqjet e anëtarëve të KKZ’ve të përfaqësuesve nga Lista Serbe në katër komuna dhe përfaqësuesi i KKZ’së nga GISPO në komunën e Mitrovicës së Veriut. Lidhur me këtë Sekretariati ka dërguar shkresën dy subjekteve për zëvendësimin e anëtarëve të KKZ në këto komuna. Shkresa është dërguar sot dhe afati për zëvendësimin e anëtarëve në këto komuna është data 11 prill deri në orën 16:00”, tha Ahmetaj.

Dje zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, e ka konfirmuar që anëtarët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje nga KKZ’të në veri.

“Mund t’ua konfirmoj se kemi pranuar dorëheqjet nga katër anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilët janë emëruar më parë nga KQZ si përfaqësues të subjektit politik Lista Serbe. Në mbledhjet e kaluara, KQZ ka funksionalizuar Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, duke caktuar 4 Zyrtarët Ekzekutiv, të cilët njëkohësisht janë kryesues të KKZ-së si dhe ka marrë vendim për emërimin e 27 anëtarëve, të cilë përfaqësojnë subjektet politike parlamentare.  Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KKZ administron zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen eksklusive dhe udhëzimet e KQZ-së”, tha Elezi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?