KQZ publikon rezultatet e partive politike, procesohen 100% e vendvotimeve

KQZ publikon rezultatet e partive politike, procesohen 100% e vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar të dhënat e rezultateve nga numërimi i votave për partitë politike, ndërkohë që në qendrat komunale po numërohen votat e kandidatëve për deputetë. Në web-faqen e KQZ-së në 09:46 u përditësuan rezultatet nga procesimi i të gjitha vendvotimeve. Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 342,281 vota apo 40.80%. Partia Demokratike […]

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar të dhënat e rezultateve nga numërimi i votave për partitë politike, ndërkohë që në qendrat komunale po numërohen votat e kandidatëve për deputetë.

Në web-faqen e KQZ-së në 09:46 u përditësuan rezultatet nga procesimi i të gjitha vendvotimeve.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 342,281 vota apo 40.80%.

Partia Demokratike e Kosovës ka 184,811 vota apo 22.03%.

Lidhja Demokratike e Kosovës 147,888 vota apo 17.63%.

Koalicioni AAK, Nisma dhe të tjerët ka marrë 62,588 vota apo 7.46%.

 

Në bazë të këtyre rezultateve, Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim thotë se “Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 47 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë 25, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 dhe AAK-Nisma 8 deputetë”..

Votat me postë dhe ato me kusht nuk janë numëruar ende. Cakolli i ka thënë Gazetës Express se është “praktikisht pothuajse e pamundur” që LVV-ja t’i sigurojë 50 apo 51 ulëse në Kuvend edhe pasi të jenë numëruar votat me postë. Për ta arritur në atë numër, ai tha se kësaj partie i duhen “mbi 90% të votave të diasporës”.

Ndërsa janë numëruar shumica e votave të kandidatëve për deputetë, KQZ-ja ka paralajmëruar të martën se para shpalljes së rezultateve përfundimtare po përpiqet t’i publikojë rezultatet e votave të kandidatëve të të gjitha partvie politike për deputetë të cilat i kanë arritur deri më tani.

“Sa i përket çështjes së rezultateve të kandidatëve për deputetë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke bërë përpjekje që para shpalljes së rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë, t’i publikojmë këto rezultate për vendvotimet të cilat janë numëruar në qendrat komunale të numërimit deri më tani dhe pastaj edhe rezultatin nga vendvotimet të cilat do të numërohen në vazhdim”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Të ngjashme
Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Rrogat e trajnerëve të Botërorit 2026: Carlo Ancelotti më i paguari

Rrogat e trajnerëve të Botërorit 2026: Carlo Ancelotti më i paguari

Zviceranët synojnë lidhje direkte hekurudhore me Londrën

Zviceranët synojnë lidhje direkte hekurudhore me Londrën

Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve në Kosovë, nuk e arrijnë dot fundin e muajit me shpenzime

Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve në Kosovë, nuk e arrijnë dot fundin e muajit me shpenzime

Zjarr në Vlorë, rrezikohen edhe banesat

Zjarr në Vlorë, rrezikohen edhe banesat