Dështon tendenca e Gërvallës që t’i fus duart në zgjedhje – KQZ refuzon kërkesën

Dështon tendenca e Gërvallës që t’i fus duart në zgjedhje – KQZ refuzon kërkesën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shqyrtuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Në këtë letër, është kërkuar hapësira shtesë për qendra votimesh jashtë Kosovës për Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm. Kjo kërkesë u kundërshtua nga anëtarët e KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të […]

Kjo kërkesë u kundërshtua nga anëtarët e KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Arianit Elshani nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se kjo kërkesë është e kundërligjshme pasi vjen nga kryetare e partisë, siç është Donika Gërvalla.

“Jemi duke fol për një shkresë e cila vjen nga radhët e një kryetare të një partie politike, pra nuk vjen në cilësinë administrative institucionale, pra do duhej të vinte nga sekretari i MPJD-së. Lidhur me temën që kërkohet të trajtohet përmes kësaj shkrese, kjo temë është mbyllur atëherë kur e ka pas kohën në kuadër të Ligjit për Zgjedhje dhe kur janë miratuar të gjitha qendrat e votimit sa i përket votimit fizik në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit. Edhe me ndryshimet e Ligjit për Zgjedhje të përgjithshme, të gjitha partitë politike kanë mbështetur një Ligj që mundëson votimin fizik në Ambasada. Pra për herë të parë Kosova organizon votimin fizik në përfaqësitë diplomatike”, tha Elshani.

Kundër kësaj shkrese ishte edhe Sami Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai konsideroi se kjo shkresë është ndërhyrje në institucionin e KQZ-së.

“Kjo shkresë është ndërhyrje direkte në insitutcionin e pavarur. Është një proces zgjedhor që është bërë një vit dhe jnë përcaktuar ato qendra votimi dhe janë kontestuar, madje vendimet e Gjykatave i kanë dhënë të drejtë KQZ. Mendoj që janë shkelje të kompetencave”, tha Hamiti.

Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se kërkesa e MPJD-së nuk përbën presion, veçse është ndërmarrë nga Donika Gërvalla si ministre dhe jo si kryetare e partisë Guxo.

“Ajo është zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme. U përmenden Gjykatat dhe tash po e lexoj dhe bash u habita se çfarë presioni po blhet ndaj kryetarit. Nuk po shoh kurrfarë presioni as ndaj kryetarit e as ndaj KQZ-së. Çfarë presioni përbën kjo fjali, kjo kërkesë”, u shpreh Kurteshi.

Ndërsa Alban Krasniqi nga partia në pushtet, reagoi ndaj drejtorit ekzekutiv të KDI-së, Ismet Kryeziu, të cilin e quajti “njeri i PDK-së”.

Në fund, i gjithë ky diskutim ishte jashtë rendit të ditës, pasi nuk u votua në fund rendi i ditës dhe kërkesa e MPJD-së nuk u votua.

Të ngjashme
Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare