KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale, me përjashtim të tri komunave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka miratuar të shtunën rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve lokale, për raundin e parë me përjashtim të tri komunave, Prishtinë, Junik dhe Mamushë. Në këto komuna do të shpallet rezultati pas vendimit të Gjykatës Supreme. Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, […]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka miratuar të shtunën rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve lokale, për raundin e parë me përjashtim të tri komunave, Prishtinë, Junik dhe Mamushë.
Në këto komuna do të shpallet rezultati pas vendimit të Gjykatës Supreme.
Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Suhareka, Vitia, Vushtrria dhe Kllokoti janë komunat ku kandidatët për kryetarë do të përballen në balotazh.