Kraja e quan ‘fushatë’ reagimin masiv ndaj analizës skandaloze të Akademisë: Periskopi iu orienton në dy pjesët më qesharake

Kraja e quan ‘fushatë’ reagimin masiv ndaj analizës skandaloze të Akademisë: Periskopi iu orienton në dy pjesët më qesharake

I pari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, z.Mehmet Kraja, e quan ‘fushatë të portaleve kundër tij’ dhe institucionit që ai përfaqëson (Akademinë), reagimin masiv ndaj një analize me titull  “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”. Kraja lut të gjithë, që ta lexojnë të plotë analizën në mënyrë që […]

I pari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, z.Mehmet Kraja, e quan ‘fushatë të portaleve kundër tij’ dhe institucionit që ai përfaqëson (Akademinë), reagimin masiv ndaj një analize me titull  “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.

Kraja lut të gjithë, që ta lexojnë të plotë analizën në mënyrë që të mos krijojnë – siç shprehet ai – “bindje të gabuara dhe pjesë e fushatave denigruese”.

Ky është reagimi i plotë i Krajës, publikuar në llogarinë e tij në Facebook:

">REAGIM NDAJ FUSHATËS

Përgjatë dy ditëve të shkuara disa portale kanë ndërmarrë një fushatë kundër meje dhe institucionit që përfaqësoj, duke bërë citime të shtrembëruara dhe duke manipuluar në mënyrë të shëmtuar lexuesit e tyre. Teksti “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor” është një analizë që i referohet Serbisë dhe politikave të saj në Kosovë dhe në Ballkan, denoncon ashpër të gjitha veprimet subversive të shtetit fqinj, përfshirë edhe ndërhyrjet e saj në Gjykatën Speciale. Meqë portalet janë duke e manipuluar opinionin, madje duke nxitur reagimin edhe të ndonjë lideri të partive politike, dua t’i inkurajoj lexuesit që analizën e Akademisë ta lexojnë të plotë, të mos krijojnë bindje të gabuara dhe të mos bëhen pjesë e fushatave denigruese.

P.S. Autorja që shkroi lajmin rreth reagimit të Krajës, e ka lexuar të plotë analizën e Akademisë dhe qëndron në kritikat se është një analizë që nuk shërben për diçka konkrete.

Analiza e Akademisë, ka pjesë që mund të vlerësohen, sidomos në përmbledhjen e fakteve historike  – që meritojnë të rikthehen në vëmendjen e opinionit të brendshëm dhe të jashtëm – por megjithatë ka edhe pjesë skandaloze që nuk do t’i prisnim nga adresa e një institucioni siç është Akademia e Shkencave.  

Për shembull: fajësimi i të gjithë njerëzve të vdekur e të gjallë – ‘urbi et orbi’, i të gjithë fqinjëve  (rreth problemit mes Kosovës dhe Serbisë) – përfshirë edhe shtetin shqiptar, për mosveprim rreth rastit të Kosovës, e herë-herë, si bashkëfajtorë për gjendjen tonë.

Pra, dokumenti 39 faqesh, që mban emrin e analizës, do të mund të shkruhej nga ndonjë student i historisë, sociologjisë ose cilësdo shkencë tjetër sociale, duke qenë që është vetëm një rikapitulim i kontekstit të problemit mes Kosovës dhe Serbisë. Dokumenti, me siguri se do të vlerësohej me notën 8, në ndonjërin prej degëve të shkencave sociale nëpër Universitete, por vetëm si një ‘punim seminar’.  

Por, ky dokument, nuk e tejkalon dimensionin e analizës të ndonjërit prej debateve – ta zëmë – televizive që zhvillohet në vendin tonë.

Analiza që rrjedh nga Akademia jonë e Shkencave, ka edhe disa gabime drejtshkrimore, por të cilat – qe po i lëmë anash tani për tani (megjithëse një element tejet shqetësues, me thënë të drejtën).  

Ne nuk po i sjellim pjesët me të cilat janë shqetësuese e deri në skandaloze, por po e sjellim këtu lidhjen ku mund ta lexoni të plotë analizën.

Qe, nuk po merremi me rreshtat rreth figurave që kanë udhëhequr luftën e UÇK-së.

Po sfidojmë lexuesit tonë, që të gjejnë pjesët ku Akademia ‘nënkupton se fitorja e Vetëvendosjes në Shqipëri’ mund të ndodh herëdokur 😛,  dhe po iu sfidojmë të gjeni pjesën se ku Akademia godet rëndë z.Miroslav Lajçak dhe z.Joseph Borrell. /Dafina Demaku/Periskopi

 

 

Të ngjashme
Tragjedi në Francë: Dy fëmijë gjenden pa jetë brenda veturës, nëna tha se i kishte “harruar”

Tragjedi në Francë: Dy fëmijë gjenden pa jetë brenda veturës, nëna tha se i kishte “harruar”

Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës