Krasniqi: Albulena Haxhiu është më e rëndësishme për Kurtin se 1 milionë qytetarë të Kosovës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu nuk e ka mbështetjen për ta zgjedhur kryetare të Kuvendit, raporton Periskopi. Krasniqi tha se kryetari i VV-së, Albin Kurti po dëshmon se Haxhiu ka më shumë vlerë se qytetarët e Kosovës të cilët kanë votuar më 9 shkurt. ”Kurti po e […]
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu nuk e ka mbështetjen për ta zgjedhur kryetare të Kuvendit, raporton Periskopi.
Krasniqi tha se kryetari i VV-së, Albin Kurti po dëshmon se Haxhiu ka më shumë vlerë se qytetarët e Kosovës të cilët kanë votuar më 9 shkurt.
”Kurti po e dëshmon se Albulena Haxhiu është më e rëndësishme për Kurtin se 1 milionë qytetarë të Kosovës”, tha ai.
“Nëse me 9 shkurt rreth 1 milion qytetarë kanë tregu nivel të lartë të pjekurisë duke marrë pjesë në zgjedhje, e kundërta po ndodh me Kurtin. Ajo çka po bën Kurti po vazhdon ta mbaj shtetin peng për hir të Albulena Haxhiut për të cilën po ngulin kembe për kryetare të kuvnedit, tha ai.
“Ajo s’i ka votat s’e ka shumicën parlamentare”, shtoi kryetari i PDK-së.
Sipas Krasniqit, Kurti nuk i ka numrat për t’u bërë Kryeministër, andaj po i mban peng institucionet.
”Kurti nuk i ka numrat për t’u bërë kryeminister, dhe për të mos ardhur deri aty po na mban peng, si institucione, duke e përsëritur të njëjtin skenar, me rezultatin e njëjtë”, tha ai.












