Krasniqi: Kurti të na tregoj a e ka më të rëndësishme Albulena Haxhiun apo qytetarët që votuan më 9 shkurt

Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi, ka folur pas dështimit të 12-të për konstituimin e Kuvendit. Krasniqi thotë se VV po vazhdon të mbajë peng shtetin dhe institucionet pas insistimit për të propozuar Albulena Haxhiun për kryekuvendare. Ndër të tjera ai bëri të ditur se sot pasdite do të deklarohet edhe për propozimin e Abdixhikut. Ndër […]
Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi, ka folur pas dështimit të 12-të për konstituimin e Kuvendit.
Krasniqi thotë se VV po vazhdon të mbajë peng shtetin dhe institucionet pas insistimit për të propozuar Albulena Haxhiun për kryekuvendare.
Ndër të tjera ai bëri të ditur se sot pasdite do të deklarohet edhe për propozimin e Abdixhikut.
Ndër të tjera ai tha:
“Po vazhdon abuzimi i të drejtës Kushtetuese që i takon VV’së për të propozuar kandidat. Dhe ne mungësë të shumicës, VV e ka marrë shtetin peng dhe po mban konstituimin e institucioneve peng.
S’e kemi paramenduar ndonjëherë se do të ndodhë. Ky është edhe dhunim i verdiktit të qytetarëve sepse pasneser bëhen 3 muaj që i kemi mbajtur zgjedhjet dhe ato kanë prodhuar këtë përbërje e cila ka për obligim që ta konstituoj Kuvendin.
Por, tendenca imponuese e VV’së, mospajtimi i tyre se nuk kanë shumicë dhe sdo të kenë po e mban peng këtë proces.
Si PDK, ne kemi qëndrimin e njëjtë qysh nga fillimi. Besojmë se vendi duhet ti ketë institucionet e konsoliduara. Por, për të ndodhur kjo, secili duhet ta luaj rolin e vetë, përgjegjësinë që e ka marrë qytetarët. Zgjidhja është tashmë evidente: duhet me u ndërru kandidatja e cila ka dështu do të dështoj sa herë të vjen në Kuvend. E ftoj , Kurtin të na tregojë a e ka më të rëndësishme Haxhiun apo 1 mil. qytetarë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Nga ajo që kemi parë për të më e rëndësishme Albulena Haxhiu sesa votat që i kanë marrë ata.
Sic e dini, sot kam mbledhjen e kryesisë për ftesën e Abdixhikut. Dhe do ta diskutojmë me kolegët e mi këtë propozim”, tha Krasniqi. /Periskopi/












