Krasniqi me zyrtarin e lartë të DASh-it: Biseduam për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë

Krasniqi me zyrtarin e lartë të DASh-it: Biseduam për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar zyrtarin e lartë për Çështje Evropiane të Departamentit të Shtetit, Brendan Hanrahan. Krasniqi tha se me Hanrahanin folën për zhvillimet aktuale në vend dhe rajon, teksa tha se ritheksoi përkushtimin e PDK-së për bashkëpunim politik, funksionalitet institucional dhe zgjidhje që i shërbejnë qytetarëve. “Kosova ka nevojë për stabilitet […]

Krasniqi tha se me Hanrahanin folën për zhvillimet aktuale në vend dhe rajon, teksa tha se ritheksoi përkushtimin e PDK-së për bashkëpunim politik, funksionalitet institucional dhe zgjidhje që i shërbejnë qytetarëve.

“Kosova ka nevojë për stabilitet të qëndrueshëm, ekonomi të fortë dhe zhvillim në çdo fushë. Theksova rëndësinë e mbështetjes amerikane për aspiratat tona euroatlantike dhe përpjekjet për integrim ndërkombëtar”.

“Biseduam gjithashtu për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër, si dhe për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Krasniqi, transmeton Periskopi.

Tutje, ai tha se Shtetet e Bashkuara mbeten aleati më i fuqishëm dhe më i rëndësishëm i vendit, e ku sipas tij, Kosova është dhe do të mbetet partnere e palëkundur e tyre.

 

Njoftimi i plotë:

Sot, pata kënaqësinë të takohem me Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë për Çështje Evropiane në Departamentin e Shtetit.

Diskutova për zhvillimet aktuale në vend dhe në rajon. Ritheksova përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës për bashkëpunim politik, funksionalitet institucional dhe zgjidhje që i shërbejnë qytetarëve. Kosova ka nevojë për stabilitet të qëndrueshëm, ekonomi të fortë dhe zhvillim në çdo fushë.

Theksova rëndësinë e mbështetjes amerikane për aspiratat tona euroatlantike dhe përpjekjet për integrim ndërkombëtar. Biseduam gjithashtu për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër, si dhe për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Shtetet e Bashkuara mbeten aleati ynë më i fuqishëm dhe më i rëndësishëm. Kosova është, dhe do të mbetet, një partnere e palëkundur e tyre.

Të ngjashme
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it