Krasniqi: Qeveria Kurti është fotografia e paaftësisë, rritja ekonomike për vitin 2022 do të jetë 2.9%

Krasniqi: Qeveria Kurti është fotografia e paaftësisë, rritja ekonomike për vitin 2022 do të jetë 2.9%

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në një intervistë për Ekonomia Online ka vlerësuar se Qeveria është fotografia e paaftësisë qoftë në politikën e jashtme poashtu edhe në atë te brendshme. Sa i përket rritja ekonomike, Krasniqi potencoi se pritjet janë që për vitin 2022 do të jetë 2.9%. Sipas tij, për […]

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në një intervistë për Ekonomia Online ka vlerësuar se Qeveria është fotografia e paaftësisë qoftë në politikën e jashtme poashtu edhe në atë te brendshme.

Sa i përket rritja ekonomike, Krasniqi potencoi se pritjet janë që për vitin 2022 do të jetë 2.9%.

Sipas tij, për më shumë se një vit të qeverisjes nuk ka asnjë rezultat dhe se krejt çka ka ndodhur është tendencë e popullizmit.

“Fatkeqësisht nëse ka një fjalë që e definon më së miri këtë qeveri është paaftësia. Kjo Qeveri është fotografia e paaftësisë qoftë në politikën e jashtme qoftë në politikën e brendshme. Sot nuk ka një sektorë në Kosovë që mund të thuhet se në korrikun e vitit 2022 është më mirë sesa në shkurt të vitit 2021. Kjo Qeveri ka marrë mbështetje qytetare dhe ka kaluar një vjet e gjysmë të kësaj Qeverie dhe efektet në asnjë fushë nuk janë pozitive”.

“Por përkundrazi ne kemi ose stagnim ose regres. Rritja ekonomike është shumë e vogël se inflacioni dhe pritjet për vitin 2022 janë që rritja mund të jetë 2.9%, por inflacioni do të vazhdojë të jetë në nivelin dy shifror. Krejt çka ka ndodhur është tendencë e populizmit siç ishte prezantimi me tog fjalshin një të punësuar në çdo familje pa dhënë dëshmi se sa familje nuk e kanë asnjë të punësuar dhe cila do të jetë kostoja dhe efekti. Janë komplet jo kompetent dhe poashtu jo koherent në ato që thonë”, tha Krasniqi, raporton EO.

 

Të ngjashme
Vjedhja spektakolare në Muzeun e Luvrit: 3 minuta që zbuluan dështime serioze të sigurisë

Vjedhja spektakolare në Muzeun e Luvrit: 3 minuta që zbuluan dështime serioze të sigurisë

“Avash avash, të gjithë do të dalin”: Rama reagon pas deklaratës së organizatorit për grupe serbe dhe greke në protestë

“Avash avash, të gjithë do të dalin”: Rama reagon pas deklaratës së organizatorit për grupe serbe dhe greke në protestë

“Specialja s’e përjashton mundësinë e një shtyrjeje tjetër të vendimit për ish-krerët e UÇK-së”

“Specialja s’e përjashton mundësinë e një shtyrjeje tjetër të vendimit për ish-krerët e UÇK-së”

Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit