Krasniqi u drejtohet krerëve të LDK’së: Kur u duhet emri i Rugovës për vota, piskatin “Lugova, Lugova!

Profesori universitar Milazim Krasniqi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka pyetur se pse askush nga krerët e LDK-së nuk ka reaguar ndaj një shkrimi të publikuar së fundmi nga akademik, Rexhep Qosja ku Ibrahim Rugovën e kishte krahasuar me Peter Handke. Krasniqi thotë se emri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova po përdoret vetëm në kohë fushate, […]
Profesori universitar Milazim Krasniqi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka pyetur se pse askush nga krerët e LDK-së nuk ka reaguar ndaj një shkrimi të publikuar së fundmi nga akademik, Rexhep Qosja ku Ibrahim Rugovën e kishte krahasuar me Peter Handke.
Krasniqi thotë se emri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova po përdoret vetëm në kohë fushate, por kur duhet ta mbrojnë heshtin si peshqit.
“Nuk e di a pati ndonjë reagim të LDK-së dhe të krerëve të saj, (kryetar e mandatar, etc) lidhur me etiketimin e rëndë, që iu bë Ibrahim Rugovës. Ka qëlluar vikend e në vikend njerëzit e mëdhenj përtojnë të mendojnë. Kur u duhet emri i Rugovës për vota, piskatin si të lajthitur “Lugova, Lugova!”, kur duhet ta mbrojnë nga njollosjet, heshtin si peshqit. Devre dynja!”, përfundon Krasniqi.
Kujtojmë se akademik Rexhep Qosja përmes një shkrimi të gjatë ne facebook ka shkruar në lidhje me kritikat që u bënë për dhënien e çmimit Nobel për letërsi, për shkrimtarin austriak, Peter Handken, përcjellë Periskopi.
Ai ka bërë thirrje që të kujtohet edhe rasti kur Presidenti Ibrahim Rugova kishte kërkuar ndërprerjen e bombardimeve, gjë që sipas tij e ka bërë edhe Peter Handke.
“I njëjti kryetar i partisë më të madhe shqiptare në Kosovë, jo shumë kohë pas nënshkrimit të Marrëveshjes tradhtare, kur ditët e Milloshit ishin të numëruara gjatë fushatës së bombardimeve nga forcat e NATO-s, do të shkojë në Beograd te Sllobodani dhe me të, në kabinetin e tij, do kalojnë në “bisedime paqësore” gjithë natën. Të nesërmen, i shoqëruar prej sigurimit të Sllobodanit, do të fluturojë për Itali prej Aeroportit të Beogradit! Dhe, atje, në Itali, do kërkojë ndërprerjen e fushatës së bombardimeve siç e kërkonte dhe Peter Handke! E të tjera të zeza dhe më të zeza! Dhe, këtë kryetar të partisë më të madhe shqiptare në Kosovë, partia e tij e tanishme me një pjesë të saj, e fosilizuar, e feston, e madhëron, e mbarëkombëtarizon, e përgjithëson me konferenca e kongrese dhe me përndjekje të atyre që për të mendojnë ndryshe!”, shkruan Qosja./Periskopi/












