Krim në familje në Durrës, dyshohet se djali vret babanë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, me pasojë një viktimë.
Raportohet se një person ka vrarë me thikë babanë e tij. Nga informacionet paraprake dyshohet se djali vuante nga probleme të shëndetit mendor, raporton Top Channel.
Autori është identifikuar si Marjan Kodheli, ndërsa viktima Pjetër Kodheli. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkallnurit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./Periskopi/



