“Kriminel hibrid”, Peci me fyerje ndaj gazetarëve, “film” e quan bastisjen e Prokurorisë

“Kriminel hibrid”, Peci me fyerje ndaj gazetarëve, “film” e quan bastisjen e Prokurorisë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka eskaluar me fyerje dhe akuza ndaj gazetarëve dhe prokurorisë pas bastisjeve në ministrinë që drejton ai. Prokuroria Speciale e Kosovës kishte njoftuar se me qëllim të verifikimit të pretendimeve apo dyshimeve për veprimet e disa zyrtarëve publikë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, lidhur me renovimin e […]

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka eskaluar me fyerje dhe akuza ndaj gazetarëve dhe prokurorisë pas bastisjeve në ministrinë që drejton ai.

Prokuroria Speciale e Kosovës kishte njoftuar se me qëllim të verifikimit të pretendimeve apo dyshimeve për veprimet e disa zyrtarëve publikë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, lidhur me renovimin e objektit që e shfrytëzonte AAK-ja, ka autorizuar Policinë e Kosovës, që të kryejë veprime hetimore në mbledhjen dhe sigurimin e provave për sqarimin e rrethanave të çështjes.

Mirëpo Peci në emisionin “Context” të ATV-së, ka kërcënuar me padi ndaj gazetares së KTV-së që raportoi për shpenzimin e 66 mijë eurove për largimin e mobilieve nga objekti ku më parë kishte qëndruar AAK-ja, transmeton Periskopi.

Peci pas bastisjes në Ministrinë e tij: Të vërtetën ta thonë institucionet dhe ata që u intervistuan

Ai nuk është ndalur me kaq. Peci i ka quajtur “filma” bastisjet e Prokurorisë.

“Lajmi ka dal të dielën në lajmet e mbrëmjes, të nesërmen në ora tetë prokuroria ka urdhëruar bastisjen, prej katër zyrtarëve, tre i kanë larguar nga hyrjes tjetër, njërin e kanë nxjerrë nga dera kryesore. Dhe pas pesë minutash mediat kanë qenë para ministrisë, qysh është e mundur që pas urdhrit të Prokurorisë vijnë mediat”, ka thënë Peci.

Peci ‘shkokëlohet’ nga komentuesit pas bastisjes në Ministrinë e tij

Ai të dielën ka pretenduar se ka qenë në disa komuna dhe në mbrëmje kishte shkuar për të parë ndeshjen Kosova-Islanda në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Unë kam qenë në udhëtime në mbrëmje kam shkuar ta shikojë ndeshjen Kosova-Islanda, një pseudo-gazetar, analist që për mua është kriminel hibrid ka raportu që unë kam fshehur dosje deri në ora 12 të natës. Unë nuk kam asnjë dosje. Është çmendi çfarë po raportojnë mediat dhe janë duke helmu opinionin publik”, ka thënë veç të tjerash Peci.

E konfirmon Prokuroria Speciale: Dyshime për keqpërdorim dhe mashtrim me prokurim publik në ministrinë e Pecit

Sot iu bastisen zyret: Këto janë rastet kur Ministria e Pecit u përfshi në skandale

Të ngjashme
Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë