Kriter manipuluese në tenderin 38 milionësh që u prezantua nga ministri Liburn Aliu

Kriter manipuluese në tenderin 38 milionësh që u prezantua nga ministri Liburn Aliu

Në pranverën e këtij viti, Ministra e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që drejtohet nga Liburn Aliu po synon që të nisë edhe një pjesë tjetër të zgjerimit të rrugës nacionale N25 Prishtinë -Podujeve. Kështu tha vetë ministri, Aliu para mediave në javën e kaluar kur e prezantoi këtë projekt. Tenderi është hapur para pak […]

Para një jave, nëpërmjet sistemit të E-prokurimit, MMPHI ka bërë ‘njoftim për kontratë’ për tenderin “Zgjerimi i rrugës Nacionale N25, Prishtinë- Besi – Podujevë, Loti 0,1,2 , 3 dhe strukturat Lot 5”.

Siç shihet, ky projekt i vlerës së madhe është i ndarë në 5 lot (pjesë), që do të rezistohet edhe po më aq kontrata.

Vlera e parashikuar e tenderit është fiks 38,030,326.00 euro. Më e madhja prej se Aliu është në krye të ministrisë.

Periskopi ka shikuar kriteret që janë vendosur në ‘dosjen e tenderit’ dhe në ‘njoftimin për kontratë’, të cilat janë kushte për të fituar një kontratë. Është gjetur se një kriteret është manipulativ, ose i është përshtatur ndonjë kompanie të caktuar dhe është në kundërshtim më Ligjin e Prokurimit Publik, i cili parasheh që Autoriteti kontraktues nuk duhet të ekzekutojë asnjë aspekt të aktivitetit të prokurimit në një mënyrë që redukton apo eliminon konkurrencën në mes të operatorëve ekonomik ose që diskriminon në dëm ose në të mirë te një ose më shume operatoreve ekonomik.

Tek ‘Kapaciteti teknik dhe profesional’, ministria ka paraparë që: “1. Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata te ngjashme, (ndërtim i ulet), nga data e publikimit te Njoftimit për kontratë), (40% Bartësi i konzorciumit), Një listë te kontratave të realizuara, duke plotësuar Aneksin 6 te Dosjes se Tenderit ku duhet saktësuar titullin e kontratës, shumën e kontratës, datën e fillimit dhe datën e përfundimit dhe përfituesin, si dhe listës ti bashkëngjiten referencat ose certifikatat për kryerje te punëve”.

Pra, ministria ka kërkuar që kompanitë garuese të ofrojnë dëshmi se kanë përfunduar kontrata të ngjashme që nga data e publikimit të njoftimit për kontratë që ka qenë më data 9 janar 2023, deri në datën e përmbylljes, që është data 15 shkurtë.

Referencat për punët e kryera para kësaj datë nuk pranohen, të paktën nëse lexohet fjalë për fjalë, ashtu siç thotë ky kriter.

Ky lloje kufizimi nuk është parë asnjëherë në kontrata e vlerës së mëdha për punë.

Rëndomë, kjo kërkesë do të duhej të dukej kështu : “Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar më sukses kontrata te ngjashme, nga data e publikimit te Njoftimit për kontratë në tri vitet e fundit (2021, 2022) … “.

Ndonëse tenderi do të jetë i hapur deri më 15 shkurt për ofertim, është e sigurt që asnjë kompani nuk ka garuar deri më tani. Gjasat janë që shumica prej tyre do të kërkojnë, ose kanë kërkuar sqarime shtesë në këtë kritere.

Periskopi është duke analizuar edhe kriteret tjera të vendosura aty, ka paqartësi edhe tek lista e makinerisë, ku shihet se janë kërkuara shumë makineri të njëjta për një lot, gjë që është e pa nevojshme.

Zgjerimi i rrugës magjistrale Podujevë-Prishtinë nuk pritet të përfundojë para vitit 2024. Buxheti është i paraparë për tre vjet. /M.B -Periskopi/

Të ngjashme
Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve