Kryetari i Gjilanit dekoron një patriot që adhuron Enver Hoxhën, por i pren fotografitë në Facebook

Kryetari i Gjilanit dekoron një patriot që adhuron Enver Hoxhën, por i pren fotografitë në Facebook

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka dekoruar Pajazit Zymerin me mirënjohje “Nderi i Qytetit”, gjatë një vizite në shtëpinë e tij. Por një detaj që Hyseni e ka fshehur në postimin e tij në Facebook është portreti i diktatorit Enver Hoxha. Portreti i diktatorit zë vend të madh në shtëpinë e Zymerit, por […]

Por një detaj që Hyseni e ka fshehur në postimin e tij në Facebook është portreti i diktatorit Enver Hoxha.

Portreti i diktatorit zë vend të madh në shtëpinë e Zymerit, por nga kryetari Hyseni është prerë në të gjitha fotografitë e postuar.

Të gjitha imazhet janë prerë me kujdes, duke i fshirë gjurmët e Enver Hoxhës, që konsiderohet njëri nga dikatorët më të egër në vendet e Evropës pas luftës së dytë botërore, raporton Periskopi.

Në postimin e Hyseni-it, Zymeri përshkruhet si një patriot që qëndroi i palëkundur në luftën për liri, një pjesëmarrës aktiv në Ballin Kombëtar dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Baca Pajazit, që në vitin 1969 iu bashkua Ballit Kombëtar në Austri, vazhdoi aktivitetin e tij patriotik në Lëvizjen Popullore në diasporë, duke bashkëpunuar me figura të njohura si Kadri Zeka dhe Ibrahim Kelmendi. Mori pjesë në demonstratat historike të vitit 1981 në Zvicër, u përball me arrestime e tortura, por kurrë nuk u tërhoq nga rruga e lirisë.Kontributi i tij shtrihet nga ndihma për bashkatdhetarët në mërgim, te mbështetja financiare për fondin “Vendlindja Thërret”, e deri te pjesëmarrja si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Brigadën 121 gjatë Betejës së Pashtrikut.Nderim e mirënjohje të përjetshme për veprën e tij patriotike!”, ka shkruar ai./Periskopi

Postimi i plotë i Hysenit me fotografi të prera:

Periskopi iu sjellë fotografitë e plota:

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve