Ku është Sveçla? – Për ngjarjet në veri tenton të merr merita, e heshtë për arrestimin e 5 policëve të përfshirë në vdekjen e 27 vjeçarit

Ku është Sveçla? – Për ngjarjet në veri tenton të merr merita, e heshtë për arrestimin e 5 policëve të përfshirë në vdekjen e 27 vjeçarit

Pesë policë të Kosovës dje u arrestuan nën dyshimin për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu në Lipjan. Për çudi, ministri në detyrë i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla nuk bëri zë ende, si rëndom kur zbulon detaje nga hetimet e Policisë. Ani pse për rastin pati reagime nga disa deputetë e përfaqësues […]

Pesë policë të Kosovës dje u arrestuan nën dyshimin për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu në Lipjan. Për çudi, ministri në detyrë i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla nuk bëri zë ende, si rëndom kur zbulon detaje nga hetimet e Policisë. Ani pse për rastin pati reagime nga disa deputetë e përfaqësues të shoqërisë civile, nga qeveria në detyrë ende nuk u tha asgjë, shkruan Periskopi.

Ehat Miftaraj nga Instituti të Kosovës për Drejtësi ka kërkuar nga liderët e shtetit që të reagojnë, pasi sipas tij 27 vjeçari dje ka vdekur në dorën e shtetit.

“Mënyra se si pesë police e menaxhuan këtë situatë më së paku mund të quhet pakujdesi dhe amatorizëm i skajshëm.

27 vjeçari vdiq në dorë të shtetit.

Shteti permes Ministrit të Punëve të brendshme, Drejtorit të Policisë po edhe vet Kryeministrit do duhej të sqaronin per publikun kete situate sonte”, shkroi mes tjerash Miftaraj.

Ndërsa ish drejtori i Policisë dhe deputeti, Rashit Qalaj vlerësoi se gjeneratat e reja të Policisë nuk janë të përgatitur si duhet sa i përket përdorimit të forcës dhe akuzoi drejtorin aktual të Policisë për menxhimin me këtë institucion.

“Mendoj që është një problem i theksuar të cilin po e vërejmë si qytetarë të Kosovës, tek gjeneratat e reja të Policisë të cilët mendoj, nuk janë të përgatitur si duhet sa i përket përdorimit të forcës dhe kjo është si pasojë e trajnimit të shkurtë të cilin Policia e Kosovës e ka aktualisht në Akademinë për Sigurinë Publike”, tha Qalaj për Periskopin.

“Mendoj se menaxhimin duhet ta bëj dhe duhet ta kthej integritetin policor drejtori i përgjithshëm, ai është përgjegjës së bashku me menaxhmentin e Policisë dhe pastaj deri të stacioni policor, e të jem më konkret deri të udhëheqësi i ndërrimit të gjithë ky zingjir janë përgjegjës se si punojnë policët e rinj, mënyrën e komunikimit, mënyrën e sjelljes, qasjen ndaj detyrë e kështu me radhë”, shtoi ai.

E njohësi i sigurisë Burim Ramadani ka kërkuar që drejtësia të shkojë deri në fund për rastin e 27 vjeçarit, duke pyetur se “kush po ndikon për degradimin e Policisë së Kosovës kështu?! ”

“E qartë që drejtësia duhet të jep fjalën finale. Për këtë lutemi të gjithë.
Por, një i ri (edhe nëse ka qenë i dehur) ka ndrruar jetë i prangosur nën trupat e disa policëve!
Pra, ka ndrruar jetë në duart e shtetit dhe pamjet janë të tmerrshme, tronditëse dhe irrituese!”, shkroi Ramadani.

Vdekjen e 27 vjeçarit në Lipjan, gazetari Ilir Mirena dhe avokati Arianit Koci e kanë krahasuar me vdekjen e Geroge Floyd në Amerikë.

“Kur ta shihni videon e plote, do te bindeni se ky eshte rast i njejte si George Floyd, qe e pat qu peshe krejt Ameriken. E dhimbshme. Tragjike”, shkroi Mirena në Facebook.

Kujtojmë se në media u publikua video nga arrestimi i Agon Zejnullahut, i cili shihej se po mundohej t’i rezitonte arrestimit nga policët.

Ndërkohë që në raportin e Policisë thuhej se, tashmë i ndjeri kishte qenë nën ndikimin e alkoolit dhe po sulmonte kalimtarët.

Të ngjashme
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it