“Kundër faljes së tokave”-Qe çka thoshte dikur Vetëvendosje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin

“Kundër faljes së tokave”-Qe çka thoshte dikur Vetëvendosje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin

Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një mbledhje me ministrat e tij ka njoftuar se ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që t’ia njohë Manastirit të Deçanit të drejtën në pronë  prej 24 hektarëve. Këtë vendim Kurti dikur e quante të Millosheviqit, por kundër tij ishte edhe Qendra e […]

Në vitin 2016 Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Deçan e kundërshtonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese, madje kishin lëshuar edhe një komunikatë atë kohë me titull “Kundër faljes së tokave Manastirit të Deçanit”

“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Deçan kundërshton vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat e ndara për manastirin e Deçanit dhe njëherit përkrahë deklaratën e përbashkët kundërshtuese të miratuar me datë 25 maj 2016 në Kuvendin Komunal të Deçanit ku të gjitha subjektet politike bashkarish me Lidhjen e Historianëve nënshkruan zotimin për t’i dalë kundër këtij vendimi. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm ngase përveç se shpronëson punëtorët e ndërmarrjeve “Iliria” dhe “Apiko” duke iu referuar legjislacionit të vitit 1997 ku këto prona në mënyrë të dhunshme nën kushte okupimi u bartën në pronësi të Manastirit të Deçanit, legjitimon edhe politikat fashiste, kolonizuese e gjenocidale të Serbisë ndaj Kosovës e shqiptarëve”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e tyre.

Madje, duke e quajtur atë kohë vendimin si “absurd” hidhnin akuza ndaj ish-presidentit Thaçi i cili deklaronte se “vendimi bazohet në Kushtetutë“.

“Është e habitshme se si institucione të larta si Gjykata Kushtetuese marrim një vendim për të legjitimuar vendimet e një regjimi që u cilësua si regjim kriminal e gjenocidal nga e gjithë bota në atë kohë.Më pak e habitshme është përkrahja që Hashim Thaçi i bën këtij vendimi duke qenë se për këtë të fundit jemi mësuar që më shumë se një mungesë ndjeshmërie të shohim një gatishmëri të hapur për të japë territore në pushtete lokale brenda e jashtë vendit,” , thuhej tutjr në njoftim.

“Ne si Qendër e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Deçan do ta përkrahim dhe do të jemi pjesë e çdo organizimi lokal dhe qendrorë që vihet në kundërshtim të këtij vendimi absurd të Gjykatës Kushtetuese”.

Kujtojmë se vendimine Kurtit e mirëpriti edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar, ambasadori gjerman Joern Rohde dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

“Dua ta përmend sa me rëndësi është vendimi i sotëm për Manastirin. Ishte vendim i vështirë por i nevojshëm dhe i falënderojmë institucionet për gjithë bashkëpunimn”, ka thënë Escobar sot pas takimit me presidenten Osmani.

Rohde pas vendimit të Kurtit për tokën e Manastirit të Deçanit: Moment historik

 

Të ngjashme
Deklaratat e pushtetit për gjyqtarët e prokurorët serbë e sjellin urgjentisht në Prishtinë Emisarin e dialogut

Deklaratat e pushtetit për gjyqtarët e prokurorët serbë e sjellin urgjentisht në Prishtinë Emisarin e dialogut

Moti sot me diell e vranësira, maksimalja deri në 26 gradë

Moti sot me diell e vranësira, maksimalja deri në 26 gradë

Mbi një vit e gjysmë pa asnjë gjurmë, ende nuk dihet fati i veteranit të UÇK-së nga Hasi

Mbi një vit e gjysmë pa asnjë gjurmë, ende nuk dihet fati i veteranit të UÇK-së nga Hasi

IHMK: Mesatarja mujore e temperaturave gjatë korrikut në Kosovë është 21.4 gradë Celcius

IHMK: Mesatarja mujore e temperaturave gjatë korrikut në Kosovë është 21.4 gradë Celcius

Çitaku: Në takimin e Hamzës me Kurtin s’ka pasur fare hapësirë për diskutim

Çitaku: Në takimin e Hamzës me Kurtin s’ka pasur fare hapësirë për diskutim

Ramush Haradinaj: Jam i gatshëm të pranojë që të kandidohem nga opozita për president, jo në marrëveshje me VV’në

Ramush Haradinaj: Jam i gatshëm të pranojë që të kandidohem nga opozita për president, jo në marrëveshje me VV’në

Karim Khan shkarkohet nga posti i kryeprokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Karim Khan shkarkohet nga posti i kryeprokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Tragjedia në Roskovec, vdes edhe e moshuara që u qëllua me armë nga ish-dhëndrri

Tragjedia në Roskovec, vdes edhe e moshuara që u qëllua me armë nga ish-dhëndrri

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Kaq po presin mërgimtarët në pikat kufitare

Kaq po presin mërgimtarët në pikat kufitare

Gjithçka gati për super duelin Joshua – Prenga, përfundojnë matjet zyrtare

Gjithçka gati për super duelin Joshua – Prenga, përfundojnë matjet zyrtare

Sezona e dasmave: ATK del me parlajamërim për restorantet, frizerkat e këngëtarët

Sezona e dasmave: ATK del me parlajamërim për restorantet, frizerkat e këngëtarët

Policia e Kosovës: Esat Shala është intervistuar si i dyshuar pasi personi që e ka përmendur ndihet i kanosur

Policia e Kosovës: Esat Shala është intervistuar si i dyshuar pasi personi që e ka përmendur ndihet i kanosur