Kupa e Kosovës, kompletohen çiftet gjysmëfinaliste
Janë kompletuar çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës në basketboll, e cila këtë edicion po mbahet në Rahovec për herë të parë.
Befasia e çerekfinaleve mbetet triumfi i Ponte Prizrenit ndaj rivalit lokal Bashkimi, me rezultat 84-74.
Në ditën e djeshme, KB Prishtina demoloi KB Trepçën me rezultat 99-58. KB Rahoveci kaloi lehtësisht në fazën tjetër, pasi mposhti Don Boskon 84-71.
Edhe KB Golden Eagle Ylli e kishte shumë të lehtë kalimin në katër më të mirat në Kupën e Kosovës, pasi realizoi fitoren bindëse 103-82 ndaj Feronikelit.
Dy gjysmëfinalet zhvillohen nesër. Prishtina dhe Ylli luajnë në orën 16:30, ndërsa Rahoveci dhe Ponte Prizreni luajnë nga ora 19:00.
Ndeshja për vendin e tretë zhvillohen të shtunën, ndërsa finalja e madhe luhet të dielën. /Periskopi/



