Kupina i Vjosa Osmanit i përgjigjet Matoshit: Qëndrimet e tua të veshura me cilësinë e analistit promovoi në tezgat mediale

Këshilltari për media në Presidencën e Kosovës, Bekim Kupina, i ka reaguar analistit Halil Matoshi ku ky i fundi e quajti raciste presidenten Vjosa Osmanin në rastin e ekspozimit të vogëlushes rome. Lexo edhe: Ekspozimi i vogëlushes rome nga Presidenca, Matoshi: Kjo dëshmon racizmin kulturor të Presidentes Kupina në Facebook ka shkruar se Matoshi ka […]
Kupina në Facebook ka shkruar se Matoshi ka probleme me konstatim. Teksa i ka bërë thirrje këtij të fundit: “Qëndrimet e tua të veshura me cilësinë e analistit promovoi në tezgat mediale”.
“Halil Matoshi sërish ka problem me konstatimin, sikurse çdo ditë në paraqitjet e tij mediale në të cilat shpesh nuk kursehet nga fashizmi gjuhësor në raport me atë që e cilëson analizë”.
“Qëndrimet e tua prej opozitari politik, të veshura me cilësinë e analistit vazhdo t’i promovosh në tezgat mediale”, ka shkruar ndër të tjera Kupina.
Më poshtë gjeni postimin e tij [pa ndërhyrje].
Halil Matoshi sërish ka problem me konstatimin, sikurse çdo ditë në paraqitjet e tij mediale në të cilat shpesh nuk kursehet nga fashizmi gjuhësor në raport me atë që e cilëson analizë.
Prandaj, një vajzë e komunitetit rom e ulur në karrigen e të parës së shtetit nuk përbën fashizëm, siç pretendon Matoshi, por, përkundrazi personifikon mundësinë që secila vajzë, pavarësisht përkatësisë, nesër të jetë në po atë vend.
Mundësia duhet të shihet si vlerë, ndërkaq konstatimi yt është pikërisht stigmatizim. Kjo vajzë, sikurse edhe të tjerat kanë potencial, ndaj fotoja e shpërfaqë më së miri këtë mesazh dhe është bërë në prezencë dhe me pëlqim të babait të saj.
Qëndrimet e tua prej opozitari politik, të veshura me cilësinë e analistit vazhdo t’i promovosh në tezgat mediale.
Institucioni i Presidencës promovon dhe mbështet barazinë e komuniteteve dhe afirmimit të të drejtave të tyre. Nëse ti ke problem me këtë qasje, atëherë dëshmon mosdurimin tënd, ngase më nuk janë në pushtet dostat e tu.












