Kur do të mbushet mend Edon Zhegrova?

Kur do të mbushet mend Edon Zhegrova?

Edon Zhegrova me egoizmin e tij ia mohoi fitoren Kombëtares së Kosovës në ndeshjen kundër Danimarkës Kombëtarja e Kosovës zhvilloi paraqitje fantastike kundër Danimarkës, por që në fund nga një gabim i Zhegrovës bëri që ndeshja të mbyllej me rezultat 2-2, raporton Periskopi. Anësori i Baselit u inkuadrua në fushë me të filluar pjesa e […]

Kombëtarja e Kosovës zhvilloi paraqitje fantastike kundër Danimarkës, por që në fund nga një gabim i Zhegrovës bëri që ndeshja të mbyllej me rezultat 2-2, raporton Periskopi.

Anësori i Baselit u inkuadrua në fushë me të filluar pjesa e dytë duke zëvendësuar Milot Rashicën, i cili pati një 45 minutësh të mirë, por që më pas trajneri vendosi ta pushonte atë për ndeshjen me Bullgarinë.

19 vjeçari që shquhet për ‘paraqitjet’ e tij të shumta në Instagram, sot dështoi që të bëntë një paraqitje të mirë në fushën e futbollit.

Zhegrova me t’u grumbulluar me Kombëtaren e Kosovës gjëja e parë që ka bërë ishte rregullimi i frizurës së re për ndeshjen kundër Danimarkës.

Ai ka postuar disa foto në Instagram ku edhe e ka falenderuar berberin e tij.

Sikur t’i kushtonte rëndësi më shumë futbollit dhe jo rrjeteve sociale ku reklamon makinat luksoze e stilet e flokëve Zhegrova sot do të ishte në një top klub evropian.

Image result for edon zhegrova instagram

Zhegrova për aq sa ishte në fushë sot zhvilloi njërën nga paraqitjet më të dobëta me fanellën e Kosovës. Humbi shumë topa, madje edhe në momente kyçe, që në fund i kushtuan skuadrës.

Gjatë një kundërsulmi të Kosovës kur rezultati ishte 2-1 ai nuk pasoi topin te Lirim Kastrati, i cili do të dilte i vetëm me portier dhe me një gol të mundshëm ndeshja ‘praktikisht’ edhe do të mbyllej pasi nuk kishte edhe shumë minuta për t’u luajtur, shkruan Periskopi.

E gabimin katastrofal 19 vjeçari e bëri në minutën e 91-të ku humbi një top para mbrojtjes dhe danezët ndëshkuan Kosovën duke shënuar gol me anë të Hjojbjerg që barazoi rezultatin në 2-2.

Pas ndeshjes ai u kritikua nga të gjithë për egoizmin që tregoi në fushë, derisa në mbrojtje i doli trajneri Challandes.

FIFA: Kombëtaren e Kosovës e pret një e ardhme e ndritur |FOTO

”Nuk ishte ndeshja e tij më e mirë, ai humbi shumë topa, por në disa raste ishte i mirë, pasoi topin tek të tjerët”.

”Por megjithatë ai është një talent i madh për të ardhmen dhe ka potencial të madh, nuk duhet t’ia shikojmë vetëm atë gabim. E kuptojmë që nuk është në pozitë shumë të mirë edhe me klubin e tij, me të cilin nuk po luan”, u shpreh Challandes.

Ndryshe, Kosova të hënën më 25 mars luan përsëri në stadiumin Fadil Vokrri, tani përballë Bullgarisë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020. /PERISKOPI/

Të ngjashme
Messi kundër Ronaldos: A mund ta shohim ndeshjen Argjentinë-Portugali në Kupën e Botës 2026?

Messi kundër Ronaldos: A mund ta shohim ndeshjen Argjentinë-Portugali në Kupën e Botës 2026?

Ronaldo me shokë e nisin me barazim, ndalen nga Kongo

Ronaldo me shokë e nisin me barazim, ndalen nga Kongo

Anglia – Kroacia, publikohen formacionet zyrtare

Anglia – Kroacia, publikohen formacionet zyrtare

James Rodriguez nuk i përmbushi kurrë pritshmëritë e vitit 2014, por ende mund ta udhëheqë Kolumbinë në Kupën e Botës

James Rodriguez nuk i përmbushi kurrë pritshmëritë e vitit 2014, por ende mund ta udhëheqë Kolumbinë në Kupën e Botës

Nëna e Vozinhas siguron vizën për ta parë nga afër djalin e saj në Botëror

Nëna e Vozinhas siguron vizën për ta parë nga afër djalin e saj në Botëror

Barcelona po e ofron Araujon për yllin e Juventusit

Barcelona po e ofron Araujon për yllin e Juventusit

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Portugali – DR Kongo: A po starton Ronaldo?

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Portugali – DR Kongo: A po starton Ronaldo?

Harry Kane: Anglia ka shanse të mira për ta fituar Botërorin

Harry Kane: Anglia ka shanse të mira për ta fituar Botërorin

Këtë s’e keni ditur: Kjo është arsyeja pse Haaland e ka të shkruar edhe “Braut” në fanellën e tij te Norvegjia

Këtë s’e keni ditur: Kjo është arsyeja pse Haaland e ka të shkruar edhe “Braut” në fanellën e tij te Norvegjia

Harry Kane do të veshë fanellë ndryshe prej bashkëlojtarëve të tij në ndeshjen e sontme

Harry Kane do të veshë fanellë ndryshe prej bashkëlojtarëve të tij në ndeshjen e sontme

Skandal në Kupën e Botës: Një haker hyri në sistemin e FIFA-s, arriti të fikte kamerat dhe të ndryshonte rezultatin

Skandal në Kupën e Botës: Një haker hyri në sistemin e FIFA-s, arriti të fikte kamerat dhe të ndryshonte rezultatin

Real Madridi i shpall luftë Barcelonës: Kërkon hetim urgjent të UEFA's ndaj katalunasve

Real Madridi i shpall luftë Barcelonës: Kërkon hetim urgjent të UEFA's ndaj katalunasve

Anglia gati për Kroacinë, Tuchel zbulon se ka vendosur tashmë 11-shen startuese

Anglia gati për Kroacinë, Tuchel zbulon se ka vendosur tashmë 11-shen startuese