“Kur të vije koha…”, Konjufca: Qeveria do të propozojë vet një draft-statut të Asociacionit

“Kur të vije koha…”, Konjufca: Qeveria do të propozojë vet një draft-statut të Asociacionit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se Qeveria e Kosovës mund ta propozojë një draft të saj të statutit të Asociacionit në një kohë të caktuar dhe i njëjti mund të marrë pjesë nga drafti i propozuar nga Bashkimi Evropian.  Konjufca tha se drafti i BE-së nuk duhet t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për […]

Konjufca tha se drafti i BE-së nuk duhet t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për vlerësim. Ai tha se zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin mund të bëhet kur të nënshkruhet marrëveshja e Ohrit.

“Qeveria në momentin që do t’i vjen koha do ta propozojë vet një draft dhe do të marr pjesë edhe nga ky draft, pra nuk është refuzim, Nuk mendoj se një draft i tillë duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, sipas marrëveshjes së 2013 kjo çështje është komplet e brendshme e Kosovës edhe vet Lajçak tha se nuk është fare çështje negociatash ndaj Kosovës dhe Serbisë dhe është vetëm një obligim ndërkombëtar që do të thotë të zbatohet kur t’i vijë koha në këtë rast sipas qeverisë kur të nënshkruhet marrëveshja e Ohrit. Jo, e ka pranu do të thotë e ka marrë në dorë, por jo me zbatu i vjen që e kemi pranu e kemi marrë, na e kanë sjellë”, tha Konjufca për RTV21.

Konjufca, edhe javën e kaluar ka folur për Asociacionin derisa ka thënë se BE-ja nuk është kompetente t’i propozojë Kosovës draft- statut për formimin e Asociacionit, por se e kupton kërkesën e ambasadorit amerikan për t’ia përcjellë atë Gjykatës Kushtetuese.

Rreth dhjetë ditë pasi të dërguarit ndërkombëtarë u dorëzuan palëve draft-statutin, në tetor të vitit të kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se dokumenti është shkruar me kujdes, në përputhje me frymën e Kushtetutës së Kosovës.

Po ashtu theksoi se Gjykata Kushtetuese e Kosovës do ta shqyrtojë atë.

Por, në fund të dhjetorit të vitit 2023, Kurti tha se Kosova duhet të jetë autore e statutit dhe sugjeroi që atë ta shkruante vetë, në bashkëpunim me ministrin e tij për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, dhe me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Kjo deklaratë ishte reagim ndaj një mesazhi të të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, se çështja e statutit është çështje e brendshme e Kosovës.

Draft-statuti që iu dorëzua Kosovës dhe Serbisë, u hartua nga BE-ja, pasi palët e pranuan paraprakisht Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, e cila, po ashtu, u propozua nga BE-ja si ndërmjetësuese e dialogut.

Më pas, në janar të këtij viti, Kurti tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe “nuk është prioriteti kryesor” për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe se çështja e statutit nuk duhet të ndahet nga marrëveshja.

Të ngjashme
Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona