Kurti aktivistëve të VV-së: Ka tendenca që të krijoni grupe dhe grupacione brenda partisë

Kurti aktivistëve të VV-së: Ka tendenca që të krijoni grupe dhe grupacione brenda partisë

Në një aktivitet me të gjitha pikat e partisë Vetëvendosje, kryeministri Albin Kurti njëherit kryetar i kësaj partie, në fjalën e tij, ua ka bërë me dije aktivistëve të partisë së tij, se ‘ka njohuri për tendencën e krijimit të grupeve dhe grupacioneve në parti’. “Të dashur shoqe e shokë të Lëvizjes, unë e di […]

Në një aktivitet me të gjitha pikat e partisë Vetëvendosje, kryeministri Albin Kurti njëherit kryetar i kësaj partie, në fjalën e tij, ua ka bërë me dije aktivistëve të partisë së tij, se ‘ka njohuri për tendencën e krijimit të grupeve dhe grupacioneve në parti’.

“Të dashur shoqe e shokë të Lëvizjes, unë e di që për secilin nga ne këtu ashtu siç ka edhe njerëz që e mbështesin, ka edhe njerëz që e kritikojnë. Ka edhe tendenca për t’u krijuar grupe, grupacione në mbështetje të një kandidature të mundshme, apo në mbështetje të dikujt tjetër. Por, për sa kohë që na bashkon Lëvizja dhe ideali kombëtar, këto grupacione duhet të tejkalohen”, tha Kurti në këtë mbledhje, përcjell Periskopi.

Duke iu kujtuar mbështetjen që duhet dhënë për kandidatët në zgjedhjet e ardhshme lokale, Kurti po ashtu iu përmendi aktivistëve se ‘kritika nuk është mirë të bëhet zakon’.

“Nuk mund ta mbështesin një kandidate ose një kandidat tonin të tjerët, pa e bërë këtë gjë ne së pari, vet. Sepse nëse kritika apo indiferenca e brendshme bëhet zakon, atëherë ta vështirësojnë fitimin e zgjedhjeve lokale për VETËVENDOSJE!-n dhe qytetarët. Merrni shembull nga zgjedhjet qendrore, aty ku ka bashkim rreth një udhëheqësi, ka sjellur fitore masive, aty ku ka bashkim, aty ka fitore. E kuptoj që mund të keni kritika të vazhdueshme për dikë apo edhe për ndokënd tjetër, por mos harroni, më mirë është një kryetar komune nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me të cilin ndoshta nuk pajtoheni 20%, sesa një kryetar komune nga ndonjë parti tjetër, me të cilin ndoshta nuk pajtoheni në 60% të gjërave”, tha Kurti, përcjell Periskopi.

Pjesa e plotë e paragrafit, ku Kurti foli për ‘grupe dhe grupacione në VV’ si dhe për ‘kritikën që nuk është mirë të bëhet zakon’.

“Të dashur shoqe e shokë të Lëvizjes, unë e di që për secilin nga ne këtu ashtu siç ka edhe njerëz që e mbështesin, ka edhe njerëz që e kritikojnë. Ka edhe tendenca për t’u krijuar grupe, grupacione në mbështetje të një kandidature të mundshme, apo në mbështetje të dikujt tjetër. Por, për sa kohë që na bashkon Lëvizja dhe ideali kombëtar, këto grupacione duhet të tejkalohen. Nuk bën të shkojmë në 2025, pa e patur të përcaktuar qysh përpara se cilët do të jenë kandidatët tanë. Dhe që kandidatët tanë të fitojnë, pra të fitojnë sepse fiton populli, e jo të përfitojnë që të fitojnë vetëm ata, ne e kemi të domosdoshme që ne të jemi të parët që i forcojnë e fuqizojmë ata dhe ato. Nuk mund ta mbështesin një kandidate ose një kandidat tonin të tjerët, pa e bërë këtë gjë ne sëpari, vet. Sepse nëse kritika apo indiferenca e brendshme bëhet zakon, atëherë ta vështirësojnë fitimin e zgjedhjeve lokale për VETËVENDOSJE!-n dhe qytetarët. Merrni shembull nga zgjedhjet qendrore, aty ku ka bashkim rreth një udhëheqësi, ka sjellur fitore masive, aty ku ka bashkim, aty ka fitore. E kuptoj që mund të keni kritika të vazhdueshme për dikë apo edhe për ndokënd tjetër, por mos harroni, më mirë është një kryetar komune nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me të cilin ndoshta nuk pajtoheni 20%, sesa një kryetar komune nga ndonjë parti tjetër, me të cilin ndoshta nuk pajtoheni në 60% të gjërave”

Këtë fjalim, Kurti e ka mbajtur në aktivitetin e partisë së tij, që paralajmëron se do të jetë i përvitshëm, më datë 5 nëntor./Periskopi/

 

 

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik