“Kurti bëri marrëveshje për lirimin e Pantiqit”, Gashi: Nëse nuk e ka ditë, dështim total i tij

“Kurti bëri marrëveshje për lirimin e Pantiqit”, Gashi: Nëse nuk e ka ditë, dështim total i tij

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, thotë se deklarata e Kryeministrit Kurti ku shprehet i çuditur për vendimin e arrestimt shtëpiak të të dyshuarit për terrorizëm, Dejan Pantiq, është shqetësuese. Gashi në një prononcim për Periskopin ka thënë se Kurti ka bërë një marrëveshje për vendimin ku çoi ish-zyrtarin policor, […]

Gashi në një prononcim për Periskopin ka thënë se Kurti ka bërë një marrëveshje për vendimin ku çoi ish-zyrtarin policor, Dejan Pantiq, në arrest shtëpiak.

“Nëse ajo çka ka deklaru Kurti është e vërtetë, është një dështim total i tij si Kryeministër. Nëse ai nuk e ka ditë se çka po i ndodhë shtetit të vetë, me gjyqtarë e prokurorë të vetë dhe me policinë e vetë, ai është dështim total. Megjithatë, unë mendoj se është marrëveshje që z. Kurti e ka bërë”, tha për Periskopin, z. Gashi.

Prokuroria Speciale e Kosovës bëri të ditur dje se Dejan Pantiqit i është ndryshuar masa e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Prokuroria tha se ky ndryshim u bë për shkak të gjendjes shëndetësore të ish-policit serb, Dejan Pantiq.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, duke u bazuar në aspektin shëndetësor dhe njëkohësisht aspektin human i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, zëvendësimin e masës së paraburgimit për të pandehurin Pantiq, pasi që i njëjti ishte në pamundësi t’i gëzojë të drejtat që ju takojnë të paraburgosurve në qendrat e paraburgimit”, u tha në njoftim.

Prokuroria tha se pas vizitave të ekipeve mjekësore të misionit të EULEX-it, është konstatuar se Pantiq nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe është rekomanduar që ai dërgohej në një qendër spitalore, “megjithatë as ky rekomandim nuk u realizua”.

Pantiq u arrestua më 10 dhjetor në pikën kufitare të Jarinjës. Sipas autoriteteve të Kosovës, ai dyshohet për organizmin e “sulmit terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri. /Periskopi/

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik