Kurti e prezantoi, Maqedonci: Ministria e Mbrojtjes nuk ka qenë e përfshirë në dronin “Skifteri”

Kurti e prezantoi, Maqedonci: Ministria e Mbrojtjes nuk ka qenë e përfshirë në dronin “Skifteri”

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Ministria e Mbrojtjes nuk ka pasur asnjë përfshirje në testimin, vlerësimin apo dhënien e lejeve për dronin e njohur si “Skifteri”, pas diskutimeve dhe interesimit publik për këtë çështje. Në “Përballje Podcast”, Maqedonci sqaroi se Ministria kishte organizuar një aktivitet për vlerësimin e inovatorëve të dronëve në […]

Në “Përballje Podcast”, Maqedonci sqaroi se Ministria kishte organizuar një aktivitet për vlerësimin e inovatorëve të dronëve në Kosovë, por se ky aktivitet nuk kishte të bënte me dronin në fjalë.

“Ne gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, së bashku me Odën Ekonomike Amerikane dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, kemi organizuar një aktivitet të vlerësimit të inovatorëve të mundshëm në Kosovë”, tha ai, për Telegrafin, transmeton Periskopi.

Sipas ministrit, vlerësimi kishte të bënte me dronë të vegjël me helika dhe jo me dronë me krahë, siç është prezantuar “Skifteri”.

“Ne nuk kemi bërë në asnjë rast asnjë vlerësim të një droni të quajtur Skifter”, deklaroi Maqedonci.

Ai theksoi se Ministria e Mbrojtjes nuk ka qenë e përfshirë në asnjë fazë të këtij projekti.

“Ne si Ministri e Mbrojtjes nuk kemi asnjë përfshirje as në aspektin e dhënies së lejes, as në testim, as në vlerësim të këtij droni”, u shpreh ai, transmeton Telegrafi.

Maqedonci sqaroi gjithashtu se lejet për fluturim nuk janë përgjegjësi e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Aq më pak në dhënien e lejes për fluturim, që është përgjegjësi e KFOR-it”, theksoi ministri.

Ai shtoi se Kosova ka nevojë për rregullativa më të qarta në fushën e prodhimit dhe përdorimit të dronëve, duke inkurajuar inovatorët që të bashkërendojnë me institucionet përkatëse në të ardhmen.

Sipas tij, Ministria e Mbrojtjes mbetet e hapur për bashkëpunim me inovatorët vendorë, por çdo projekt duhet të kalojë nëpër procedura dhe koordinim institucional.

Të ngjashme
Syla për 'Lule Gjelin': E kam pasë në mahall para luftës, iku jashtë e po i terrorizon figurat publike

Syla për 'Lule Gjelin': E kam pasë në mahall para luftës, iku jashtë e po i terrorizon figurat publike

Zjari jashtë kontrollit: Gati 200 mijë persona në Francë, e 60 mijë në Spanjë detyrohen të largohen nga disa rajone

Zjari jashtë kontrollit: Gati 200 mijë persona në Francë, e 60 mijë në Spanjë detyrohen të largohen nga disa rajone

Anthony Joshua kundër Kristian Prenga – gjithçka që duhet të dini për superduelin në Arabinë Saudite

Anthony Joshua kundër Kristian Prenga – gjithçka që duhet të dini për superduelin në Arabinë Saudite

Merrte paratë e qytetarëve dhe nuk u riparonte veturat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë

Merrte paratë e qytetarëve dhe nuk u riparonte veturat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë

Ndalohet nga policia serbe një i ri nga Kosova në Horgosh

Ndalohet nga policia serbe një i ri nga Kosova në Horgosh

Ish-praktikante në NATO, arrestohet një shtetase kanadeze në Belgjikë nën dyshimin për spiunazh

Ish-praktikante në NATO, arrestohet një shtetase kanadeze në Belgjikë nën dyshimin për spiunazh

Festivali ‘Sunny Hill’ drejt “sold out”, 90 për qind e biletave tashmë janë shitur

Festivali ‘Sunny Hill’ drejt “sold out”, 90 për qind e biletave tashmë janë shitur

Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpol ekstradohet nga Kroacia në Kosovë

Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpol ekstradohet nga Kroacia në Kosovë

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani

Trump thotë se nuk mendon se “ka ardhur ende koha” për një marrëveshje me Iranin

Trump thotë se nuk mendon se “ka ardhur ende koha” për një marrëveshje me Iranin

Rita Ora emocionohet në Vjenë: Vij nga një vend i dalë nga lufta, s’është lehtë t’i realizojmë ëndrrat

Rita Ora emocionohet në Vjenë: Vij nga një vend i dalë nga lufta, s’është lehtë t’i realizojmë ëndrrat

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj profilit të rremë "Lule Gjeli"

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj profilit të rremë "Lule Gjeli"

Dy gra nga Serbia hynë ilegalisht në Kosovë nëpër rrugë dytësore, dërgohen në procedurë të shpejtë para gjykatës

Dy gra nga Serbia hynë ilegalisht në Kosovë nëpër rrugë dytësore, dërgohen në procedurë të shpejtë para gjykatës