Kurti ende nuk e uroj Trumpin: A është në ankth siç deklaronte?

Kurti ende nuk e uroj Trumpin: A është në ankth siç deklaronte?

Derisa ende nuk është finalizuar numërimi i votave në ShBA, Donald Trump ka shpallur fitoren e tij. Trump mori urime nga shumë lider botëror, me përjashtim të kryeministrit Albin Kurti i cili ende nuk ka dalur me një reagim në rrjetet  e tij sociale. Kur jemi te Kurti, kryeministri i Kosovës në maj të këtij […]

Derisa ende nuk është finalizuar numërimi i votave në ShBA, Donald Trump ka shpallur fitoren e tij. Trump mori urime nga shumë lider botëror, me përjashtim të kryeministrit Albin Kurti i cili ende nuk ka dalur me një reagim në rrjetet  e tij sociale. Kur jemi te Kurti, kryeministri i Kosovës në maj të këtij viti nuk e priste fort mirë rikthimin e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë. Periskopi ju sjell detaje se çka kishte deklaruar Kurti në maj të këtij viti…

Kryeministri Albin Kurti i cili kishte pasur përplasje në vazhdimësi me ish-të dërguarin e Donald Trump, Richard Grenell, në maj të këtij viti kishte deklaruar se rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë  i mbush liderët evropianë me “stres dhe ankth”.

“Potenciali në rritje i kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë i mbush liderët evropianë me “stres dhe ankth”, kryesisht për shkak të prirjes së ish-presidentit amerikan për ndryshime të egra dhe të papritura të politikave”, kishte deklaruar kryeministri i Kosovës në një intervistë për uebfaqen e lajmeve “Semafor”.

Përplasjet Kurti-Grenell

Kryeminsitri Kurti kishte hedhur akuza ndaj ish-emisarit të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell se “po ia mban anën Serbisë”.

“Emisari amerikan Grenell nuk është në mes të Kosovës dhe Beogradit, është në pozicionin e Beogradit. Ai është në pozicionin e Beogradit në raport me heqjen e taksës dhe mos vendosjes së reciprocitetit”, kishte thënë Kurti në emisionin Jeta në Kosovë.

Ndërsa gjatë një interviste për “The Guardian”, në atë kohë Kurti ishte kryeministër në detyrë e akuzonte Grenellin për “ndërhyrje në punë të brendshme”.

Kujtojmë se presidentja e vendit Vjosa Osmani dhe liderë të partive opozitare në Kosovë kanë uruar Donald Trump për fitoren, por nga VV-ja e Kurtit ende nuk ka ndonjë reagim deri më tani.

 

 

 

Të ngjashme
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it