Kurti fajëson qeveritë e kaluara për rritjen e çmimit të rrymës

Kurti fajëson qeveritë e kaluara për rritjen e çmimit të rrymës

Kryeministri Albin Kurti, në konferencë për media kritikoi kritikët se interpretuan gabimisht cështjen e vendimit të rritjes së cmimit të energjisë. Kurti ua ka hedhur fajin qeverive të kaluara për problemet energjetike në vend. “ZRRE ka publikuar raportin konsultativ për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave. Kemi dëgjuar interpretime të ndryshme që duket se nuk kanë […]

Kryeministri Albin Kurti, në konferencë për media kritikoi kritikët se interpretuan gabimisht cështjen e vendimit të rritjes së cmimit të energjisë. Kurti ua ka hedhur fajin qeverive të kaluara për problemet energjetike në vend.

“ZRRE ka publikuar raportin konsultativ për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave. Kemi dëgjuar interpretime të ndryshme që duket se nuk kanë pasur qëllim informimin në Kosovë. Si pasojë e krizës globale energjetike që ka shkaktuar rritjen e cmimit të rrymës dhe për shkak të avarive të Termocentraleve të KEK që kanë rritur nevojën tonë për energji, ZRRE ka filluar me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave. ZRRE dhe bordi i saj janë të pavarur dhe nuk mund të ndikohen përfshirë edhe qeverinë tonë. Me vite janë mbajtur kosto fictive për qëllime elektorale, janë larguar masa sic janë bllok tarifat. Heqja e tyre ka qenë gabim shumë i madh. Kjo krizë vetëm sa i ka theksuar problemet që kemi trashëguar. Fatura që po paguajmë është mosveprimi i duhur në dy dekada në energji elektrike, jemi duke ndjerë vjetërsinë e mjeteve, institucionet kanë dështuar të japin sinjalin te qytetarët që varësia për tu ngrohet me energji nuk është e qëndrueshme si praktikë. Kanë aprovuar ndërtimin e mijëra banesave, ndërtesave, që tani varen nga energjia elektrike. Kriza do të zgjasë shumë përtej dimrit, po përballemi me këtë si qeveri. Qeveria e Kosovës ka shprehur gatishmërinë të vë në dispozicion një subenion për sektorin e energjisë në 75 milionë euro. Kriza energjetike është shtrirë tek të gjithë”, ka thënë Kurti, përcjell Periskopi

“Kosova për 20 vite i është lënë në mëshirë tregtarëve të energjisë. Politik bërësit e kaluar në pozicionet vendimmarrëse, nëpërmjet veprimeve e shpesh edhe heshtjes, prioritet i kanë dhënë prodhuesve të tjerë në shtetet e rajonit”, ka thënë Kurti.

Konferenca e kryeministrit po vazhdon, duke analizuar qeverisjet e viteve të kaluara./Periskopi

Të ngjashme
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku