Kurti flet në një forum: Përmbledhë takimet në ShBA e Zvicër, që veç i dimë tashmë

Kryeministri Albin Kurti është paraqitur në një aktivitet në Kosovë pas kthimit nga Zvicra e SHBA, transmeton Periskopi. Ai në Forumin e Bizneseve të Diasporës ka numëruar siç i ka quajtur ai arritjet që e kanë bërë gjatë qeverisjes. Ai fillimisht kallëxoi kënd e vizitoi në SHBA. ‘’Unë sapo jam kthyer nga një vizitë dy […]
Ai në Forumin e Bizneseve të Diasporës ka numëruar siç i ka quajtur ai arritjet që e kanë bërë gjatë qeverisjes.
Ai fillimisht kallëxoi kënd e vizitoi në SHBA.
‘’Unë sapo jam kthyer nga një vizitë dy javore nga SHBA, për të pasuar në Zvicër. Gjatë vizitës kemi negocuar marrëveshje me MMC për investim në sektorin e energjisë. Kemi vizituar kompani teknologjike, biseduam rreth mënyrave më të mira të përdorimit të saj, rritjen ekonomike dhe vizituam diasporën shqiptare. Thirrja jonë ishte që të kontribohet për Kosovën. Kosova është shteti më demokratik në Ballkanin Perëndimor.
‘’Viti 2021 ka qenë vit i zhvillimit ekonomik të Kosovës. Rritja dyshifrore, më e madhja në vitet e pasluftës.’Rritje të tatimeve, pa e dnryshaur politkën fiskale. Kur njerëzit kanë shpresë dhe kur shohin që nuk ka korrupsion në qeveri, qytetarët jaën të gatshëm të paguajnë tatime. Mbi 25 mijë vende të reja të punës. Pozita qendrore gjeografike në Ballkan, Infrastuktura, aeroporti modern. Aeroporti me më së shumti fluturime në Ballkanin Perëndimor.‘’, tha ai./PERISKOPI/











