Kurti flet për gjendjen e termocentraleve: Nuk ka filtera pa bojlera

Kurti flet për gjendjen e termocentraleve: Nuk ka filtera pa bojlera

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në Kuvend për tarifat e reja të energjisë elektrike. Kurti ka replikuar me shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili e akuzoi për mosmenagjim të situatës me energjinë elektrike në vend. “Duhet t’i shikoni njerëzit të cilët i keni vendosur tash e dy vite në […]

Kurti ka replikuar me shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili e akuzoi për mosmenagjim të situatës me energjinë elektrike në vend.

“Duhet t’i shikoni njerëzit të cilët i keni vendosur tash e dy vite në krye të Korporatës Energjetike të Kosovës, sepse edhe ata e kanë sjellë një gjendje të tillë, sepse po të ishte prodhimi në 920 megavatë sa ka qenë në vitin 2017, 2018 2019, importi do të ishte më i vogël”, tha Tahiri.

Në përgjigje, kryeministri tha se “rikthimi i B2-shit, me moshë 40-vjeçare e tejkalon 920 megavatëshin”. “Kjo është asgjë”, shtoi ai.

“E dyta, nuk ka ra menaxhmenti, por ka ra turbina. A e kuptoni? Lopatat e rrotorit të gjeneratorit B2 janë copëtuar, për shkak se shtypja e avullit, në vend që të jetë 120 bar sipas specifikacionit, ka qenë 90 bar. Ddhe avullahi ka qenë me lagështi më të madhe edhe i ka copëtu lopatat e vjetëruara, të cilat kanë ra dhe e kanë dëmtu kondensatorin”, tha Kurti.

Kryeministri e përsëriti këtë, duke thënë se ka pasur nevojë të ndërrohen edhe filterat, por situata ka qenë, siç tha ai, “llom”.

“Nuk ka ra pra menaxhmenti, por ka ra turbina. Sa i përket filterave, ata kanë dashur t’i instalojnë filterat, por kur kanë shku aty e kanë pa që është llom. Duhet njëherë bojlerat, pastaj filterat. E ju s’i keni bë as filterat, as bojlerat Nuk ka filtera pa bojlera. E ne do t’i vendosim bojlerat, që t’i vendosim edhe filterat”, tha ai./Periskopi/

Të ngjashme
Avdullah Hoti reagon pas sinjaleve të Lutfi Hazirit për bashkëpunim me VV: S’do të ketë eksperimente, LDK s’është pronë e askujt

Avdullah Hoti reagon pas sinjaleve të Lutfi Hazirit për bashkëpunim me VV: S’do të ketë eksperimente, LDK s’është pronë e askujt

Haziri: Osmani e ka konfirmuar se nuk do të lejojë që emri i saj të shndërrohet në pengesë për arritjen e një marrëveshjeje

Haziri: Osmani e ka konfirmuar se nuk do të lejojë që emri i saj të shndërrohet në pengesë për arritjen e një marrëveshjeje

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Haradinaj: Mandatin e deputetit ia lë kolegëve, do të vazhdoj angazhimin për Kosovën në forma të tjera

Haradinaj: Mandatin e deputetit ia lë kolegëve, do të vazhdoj angazhimin për Kosovën në forma të tjera

Gjermania kërkon qartësi mbi planin që aleatët e NATO-s të ndihmojnë me Hormuzin

Gjermania kërkon qartësi mbi planin që aleatët e NATO-s të ndihmojnë me Hormuzin

S’kanë të ndalur golat, Anglia e rikthen prapë epërsinë me të nisur pjesa e dytë

S’kanë të ndalur golat, Anglia e rikthen prapë epërsinë me të nisur pjesa e dytë

Rama ia kthen Muratit: Me punu s’po ja u don, me blloku çoheni edhe natën

Rama ia kthen Muratit: Me punu s’po ja u don, me blloku çoheni edhe natën

Çfarë ndeshje, Kroacia e barazon sërish rezultaltin ndaj Anglisë

Çfarë ndeshje, Kroacia e barazon sërish rezultaltin ndaj Anglisë

Spektakël, Anglia e rikthen epërsinë ndaj Kroacisë

Spektakël, Anglia e rikthen epërsinë ndaj Kroacisë

Gol spektakolar, Kroacia e barazon rezultatin ndaj Anglisë

Gol spektakolar, Kroacia e barazon rezultatin ndaj Anglisë

Anglia kalon në epërsi ndaj Kroacisë, Kane i saktë nga penalltia

Anglia kalon në epërsi ndaj Kroacisë, Kane i saktë nga penalltia

Zbulohen detaje – Çfarë përmban marrëveshja 14-pikëshe SHBA-Iran?

Zbulohen detaje – Çfarë përmban marrëveshja 14-pikëshe SHBA-Iran?

PE i kërkon Shqipërisë të vendosë moratorium për lejet dhe ndërtimet në zonat e mbrojtura

PE i kërkon Shqipërisë të vendosë moratorium për lejet dhe ndërtimet në zonat e mbrojtura