Kurti godet opozitën nga mbledhja e Qeverisë: Po kontestojnë ligje duke i çuar në Kushtetuese

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka goditur opozitën kosovare, duke thënë se në historinë e shtetit të pavarur të Kosovës, kurrë nuk janë dërguar më shumë ligje në Kushtetuese sesa tani. “Bashkë me ligjin për masat e përkohehsme mbrojtëse të furnizimit të produkteve themelore për qytetarë, me të cilin bëhej parandalimi […]
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka goditur opozitën kosovare, duke thënë se në historinë e shtetit të pavarur të Kosovës, kurrë nuk janë dërguar më shumë ligje në Kushtetuese sesa tani.
“Bashkë me ligjin për masat e përkohehsme mbrojtëse të furnizimit të produkteve themelore për qytetarë, me të cilin bëhej parandalimi i abuzimit me produktet bazë, janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita parlamentare.
Madje ligji për Këshillin Prokurorial ka më shumë se 6 muaj që është në trajtim.
Në historinë 15 vjecare të shtetit të pavarur të Kosovës, nuk mbahet mend që kaq shumë ligje të jenë kontestuar brenda një kohe kaq të shkurtër.
Kontestimi i tyre është përpjekje e dëshpëruar për kontestim të reformave, njëkohësisht është kundërshtim i hapur i nevojës qytetare, kërkesës qytetare dhe vullnetit demokratik të 14 shkurtit 2021”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë./Periskopi/












