Kurti “harron” skandalet e ministrave të tij: Vazhdoni punët e mira me po të njëjtin ritëm, nga ne qytetarët presin formimin e qeverisë

Kurti “harron” skandalet e ministrave të tij: Vazhdoni punët e mira me po të njëjtin ritëm, nga ne qytetarët presin formimin e qeverisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka hapur mbledhjen e sotme të Qeverisë duke folur në lidhje me procesin zgjedhor, dhe duke thënë se “qytetarët po presin nga ai t’i formojë institucionet e reja”, duke pretenduar se është “fitues i qartë i këtyre zgjedhjeve”, anise nuk e ka shumicën e nevojshme. Kurti qysh në fillim […]

Kurti qysh në fillim të mbledhjes, tha se javën tjetër pritet të shpallen rezultatet përfundimtare, duke këshilluar kështu kabinetin e tij që “të vazhdojë punën”.

“Kemi hyrë në fazën finale, të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit. Sot fillon numërimi i votave të diasporës, sipas njoftimeve të KQZ, më së largu deri javën tjetër pritet të kemi rezultatet përfundimtare.

Si fitues të qartë të këtyre zgjedhjeve, nga ne qytetarët presin që sa më parë të përmbushim obligimin që na takon për formimin e institucioneve në legjislaturën e nëntë. Deri atëherë, nga ju të nderuar kabinet qeveritar, kolegë, pres të vazhdoni punët e mira me po të njëjtin ritëm” – u shpreh ai.

Tutje, kryeministri në detyrë i kërkoi KQZ-së “të ketë kujdes të shtuar” në mbrojtjen e vullnetit të votuesve.

“Të gjithë presim nga KQZ edhe më shumë angazhim për përfundimin e procesit të numërimit dhe kujdes të shtuar në mbrojtjen e vullnetit të votuesve për të përmbyllur një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm, demokratik me pjesëmarrje massive të qytetarëve.

Pjesëmarrje më të lart në zgjedhje pati edhe diaspora e cila votoi edhe në ambasada dhe konsullata, falenderoj bashkëatdhetarët që morën pjesë në këto zgjedhje” – tha Kurti.

Tashmë ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike dhe të kandidatëve për deputet. Rezultatet mund t’i ndiqni në këtë LINK.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosje ka dalë e para më 342 mijë e 281 vota, apo 40.80 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 184 mijë e 811 vota apo 22.03 për qind. LDK ka dalë e treta më 147 mijë e 888 vota ose 17.63 për qind.

Koalicioni AAK-Nisma ka dalë e katërta në këto zgjedhje me 62 mijë vota.

Të ngjashme
“Rritja e AAK-së”, reagon Haradinaj: Kur flet sovrani, tjerët heshtin

“Rritja e AAK-së”, reagon Haradinaj: Kur flet sovrani, tjerët heshtin

Abdixhiku: LVV humbi rreth 200 mijë vota, kjo është tregues i refuzimit të këtij stili qeverisës

Abdixhiku: LVV humbi rreth 200 mijë vota, kjo është tregues i refuzimit të këtij stili qeverisës

Çitaku: VV humbi 200 mijë vota – PDK rikonfirmoi pozicionin e saj përfaqësues

Çitaku: VV humbi 200 mijë vota – PDK rikonfirmoi pozicionin e saj përfaqësues

Rezultatet preliminare të KQZ: VV 43.06%, PDK 21.24%, LDK 17.07 dhe AAK 7.07%

Rezultatet preliminare të KQZ: VV 43.06%, PDK 21.24%, LDK 17.07 dhe AAK 7.07%

Daut Haradinaj bën të ditur se do ia lëshojë mandatin e deputetit dikujt tjetër në parti

Daut Haradinaj bën të ditur se do ia lëshojë mandatin e deputetit dikujt tjetër në parti

Afro 200 mijë vota më pak, por Kurti fton qytetarët për festë në sheshin "Skënderbeu"

Afro 200 mijë vota më pak, por Kurti fton qytetarët për festë në sheshin "Skënderbeu"

Cakolli zbulon sa ulëse ka secila parti në Kuvend pa votat e diasporës

Cakolli zbulon sa ulëse ka secila parti në Kuvend pa votat e diasporës

‘‘Çfarë Kosove’’, Deda pas zgjedhjeve: Balancohet skena politike, espresso 70% është veç për qytetarët, jo për pushtet

‘‘Çfarë Kosove’’, Deda pas zgjedhjeve: Balancohet skena politike, espresso 70% është veç për qytetarët, jo për pushtet

Blushi: Kurti kishte Qeverinë donte edhe Presidentin, i humbi të dyja

Blushi: Kurti kishte Qeverinë donte edhe Presidentin, i humbi të dyja

Numërohen rreth 92% të votave, VV 43.60%, PDK 21.50%, LDK 17.97, AAK 7.23%

Numërohen rreth 92% të votave, VV 43.60%, PDK 21.50%, LDK 17.97, AAK 7.23%

Gjini: Gara ishte në një teren absolutisht jo fer politik, por qytetari tregoi se e kupton se ku jemi, i falënderoj të gjithë

Gjini: Gara ishte në një teren absolutisht jo fer politik, por qytetari tregoi se e kupton se ku jemi, i falënderoj të gjithë

Këto janë rezultatet preliminare, numërimi drejt fundit

Këto janë rezultatet preliminare, numërimi drejt fundit

Prokuroria: Pesë persona të ndaluar për vepra penale kundër të drejtës së votës

Prokuroria: Pesë persona të ndaluar për vepra penale kundër të drejtës së votës