Kurti i del në mbrojtje partisë së Aresnijeviqit që heroizoi terroristin Milan Radojçiq

Kurti i del në mbrojtje partisë së Aresnijeviqit që heroizoi terroristin Milan Radojçiq

“Aparati shtetëror i Serbisë ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme t’i dëmtojë subjektet rivale serbe, veçanërisht Partinë për Liri, Drejtësi e Mbijetesë të Nenad Rashiqit dhe Demokracia serbe të Aleksandër Arsenijeviq por edhe votuesit e komuniteteve tjera, kryesisht rom e ashkali”. Kështu ka deklaruar të dielën, më 8 mars 2025, në një konferencë të përbashkët për […]

Kështu ka deklaruar të dielën, më 8 mars 2025, në një konferencë të përbashkët për media me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Në këtë konferencë Kurti ka akuzuar Serbinë për ndërhyrje në zgjedhje në Kosovë që u mbajtën më 9 shkurt, shkruan Demokracia.com.

Pjesa më befasuese nga deklarata e Kurtit ishte “shqetësimi” i tij për partinë e Aleksandër Arsenijeviq, Demokracia Serbe.

Vetëm pak ditë më herët, më 4 mars 2025, Arsenijeviq është bërë lajm në media me respektin publik që ka shfaqur për terroristin milioner, Milan Radojçiqin, i cili udhëhoqi sulmin terrorist mbi institucionet e Republikës së Kosovës, më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit.

“Njeriu është milioner, ai nuk është dikush që nuk mund të paguajë 100 veta, 200 nga Bosnja, Kroacia, e kështu me radhë, që ata njerëz të shkojnë të mbarojnë punën, ndërsa ai të ulet diku dhe të kryej tregimin përmes telefonit. Ai e veshi uniformën dhe mori pushkën. Kjo është, le të themi ne si burra, për njëfarë respekti. Në fund të fundit, ai është një njeri që mori guximin, me gjithë milionat që ka, të zbresë dhe të fusë kokën në thes”, ka thënë kreu i partisë “Demokracia Serbe”, ultra-nacionalisti serb Aleksandar Arsenijeviq, për një nga tabloidet e regjimit serb, duke folur për Millan Radoiçiqin dhe sulmin terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023.

Të ngjashme
Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë