Kurti: Kosova është në rrezik

Kurti: Kosova është në rrezik

Intervista e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhënë për “Milliyet”:  “Kosova është në rrezik” ​   Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për Milliyet, tha se “Gjashtëshja Ballkanike”,  veçanërisht Kosova, është në rrezik për shkak të presionit dhe ndikimit rus.    Fatma G. Kabasakallı / ANTALIA – Ndërkohë që sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës shqetëson  edhe vendet e Ballkanit, Kosova, njëra nga 6 vendet e njohura si “Gjashtëshja Ballkanike”,  ndjen kërcënimin e Serbisë, e cila ka marrëdhënie të ngushta ushtarake, politike dhe  ekonomike me Kremlinin.   ​   Duke iu përgjigjur pyetjeve të Milliyetit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se në 6  shtete të njohura si “Gjashtëshja Ballkanike” (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë,  Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia), është një “luftë hibride” në të cilën aktorë të  ndryshëm nën ndikimin dhe kontrollin e Moskës përpiqen të përhapin hegjemoninë ruse”.  Kryeministri Kurti duke paralajmëruar se Beogradi dhe serbët në Bosnje mund të përdorin  Kremlinin për të përhapur konfliktin në rajon, ndërsa përsëriti kërkesën e vendit të tij për  anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) dhe NATO.    Duke thënë se ata e kanë dënuar që në fillim sulmin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, Kurti  tha që: “Ekziston një Qendër Humanitare Ruse në Nish të Serbisë dhe qendra rajonale e  Sputnikut në Beograd. Entiteti serb në Bosnje luan edhe rolin e zëvendësuesit të Kremlinit.  Unë besoj se Serbia dhe entiteti serb në Bosnje mund të përdoren nga Kremlini për të  përhapur konfliktin. Sepse ata duan të prodhojnë një Konferencë të re të Jaltës që shkakton  ndarjen për të krijuar një ndikim të dhunshëm. Prandaj, unë mendoj se Gjashtëshja e  Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, por Kosova në veçanti janë në rrezik”, tha ai.     Paratë e BE-së, armët ruse​   Duke tërhequr vëmendjen në afërsinë ushtarake të Serbisë me Rusinë dhe Bjellorusinë,  Kryeministri Kurti tha: “Serbia ka më shumë se 10 vjet që kërkon paratë e BE-së dhe armët e  Rusisë. Gjithashtu vazhdon të blejë pajisje ushtarake nga Rusia dhe Bjellorusia. Shpresoj që  BE-ja t’i thotë Beogradi sa më shpejt që fondet e BE-së nuk do të jepen pa vlerat e BE-së”  është shpreh ai.    Kurti tha se “Serbia ka ndarë 3 përqind të të ardhurave të saj kombëtare për pajisje  ushtarake dhe trajnime. Ka 14 avionë luftarakë Mig-29, 8 prej të cilëve janë dhënë nga  Bjellorusia dhe 6 nga Rusia… Lidhjet midis Serbisë dhe Rusisë janë të gjera dhe të thella,  mendoj se për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme afatgjatë, e gjithë Gjashtëshja e Ballkanit  Perëndimor duhet të anëtarësohen sa më shpejt në BE dhe NATO.    ‘Nuk kishte situatë të cilen nuk e ka mbështetur Turqia”    “Mbështetja e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan për anëtarësimin e Kosovës në NATO  […]

Intervista e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhënë për “Milliyet”: 
“Kosova është në rrezik” 
 
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për Milliyet, tha se “Gjashtëshja Ballkanike”, 
veçanërisht Kosova, është në rrezik për shkak të presionit dhe ndikimit rus. 
 
Fatma G. Kabasakallı / ANTALIA – Ndërkohë që sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës shqetëson 
edhe vendet e Ballkanit, Kosova, njëra nga 6 vendet e njohura si “Gjashtëshja Ballkanike”, 
ndjen kërcënimin e Serbisë, e cila ka marrëdhënie të ngushta ushtarake, politike dhe 
ekonomike me Kremlinin.   
 
Duke iu përgjigjur pyetjeve të Milliyetit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se në 6 
shtete të njohura si “Gjashtëshja Ballkanike” (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, 
Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia), është një “luftë hibride” në të cilën aktorë të 
ndryshëm nën ndikimin dhe kontrollin e Moskës përpiqen të përhapin hegjemoninë ruse”. 
Kryeministri Kurti duke paralajmëruar se Beogradi dhe serbët në Bosnje mund të përdorin 
Kremlinin për të përhapur konfliktin në rajon, ndërsa përsëriti kërkesën e vendit të tij për 
anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) dhe NATO. 
 
Duke thënë se ata e kanë dënuar që në fillim sulmin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, Kurti 
tha që: “Ekziston një Qendër Humanitare Ruse në Nish të Serbisë dhe qendra rajonale e 
Sputnikut në BeogradEntiteti serb në Bosnje luan edhe rolin e zëvendësuesit të Kremlinit. 
Unë besoj se Serbia dhe entiteti serb në Bosnje mund të përdoren nga Kremlini për të 
përhapur konfliktin. Sepse ata duan të prodhojnë një Konferencë të re të Jaltës që shkakton 
ndarjen për të krijuar një ndikim të dhunshëm. Prandaj, unë mendoj se Gjashtëshja e 
Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, por Kosova në veçanti janë në rrezik”, tha ai.  
 
Paratë e BE-së, armët ruse
 
Duke tërhequr vëmendjen në afërsinë ushtarake të Serbisë me Rusinë dhe Bjellorusinë, 
Kryeministri Kurti tha: “Serbia ka më shumë se 10 vjet që kërkon paratë e BE-së dhe armët e 
Rusisë. Gjithashtu vazhdon të blejë pajisje ushtarake nga Rusia dhe Bjellorusia. Shpresoj që 
BE-ja t’i thotë Beogradi sa më shpejt që fondet e BE-së nuk do të jepen pa vlerat e BE-së” 
është shpreh ai. 
 
Kurti tha se “Serbia ka ndarë 3 përqind të të ardhurave të saj kombëtare për pajisje 
ushtarake dhe trajnimeKa 14 avionë luftarakë Mig-29, 8 prej të cilëve janë dhënë nga 
Bjellorusia dhe 6 nga Rusia… Lidhjet midis Serbisë dhe Rusisë janë të gjera dhe të thella, 
mendoj se për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme afatgjatë, e gjithë Gjashtëshja e Ballkanit 
Perëndimor duhet të anëtarësohen sa më shpejt në BE dhe NATO. 
 
Nuk kishte situatë të cilen nuk e kmbështetur Turqia” 
 
Mbështetja e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan për anëtarësimin e Kosovës në NATO 
është shumë e rëndësishme për ne dhe ne jemi mirënjohës për këtë. Ne jemi gjithashtu 
shumë mirënjohës për rolin e Turqisë para, gjatë dhe pas pavarësisë së Kosovës. Turqia 
është ndër vendet e para që njohu pavarësinë tonë… Në të gjitha mjediset ndërkombëtare 
vota e Turqisë ka qenë gjithmonë në favor të Kosovës. Në këtë aspekt, asnjëherë nuk ka 
pasur një situatë që Kosova të donte diçka dhe Turqia të mos e përkrahte… Do të dëshironim 
shumë t’i thellojmë dhe zgjerojmë marrëdhëniet tona me Turqinë.”  
 
Të ngjashme
Policia e raporton si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

Policia e raporton si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

Vazhdon numërimi i votave me postë – KQZ: Vlerësimi i pakove të ardhura me fletëvotime përmbyllet sot

Vazhdon numërimi i votave me postë – KQZ: Vlerësimi i pakove të ardhura me fletëvotime përmbyllet sot

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Numërohen mbi 35% e votave me postë, ky është rezultati

Numërohen mbi 35% e votave me postë, ky është rezultati

Shtëpia e Bardhë dyshon për rrjedhje të regjistrimeve sekrete mbi Iranin dhe Epstein te gazetarët e NY Times

Shtëpia e Bardhë dyshon për rrjedhje të regjistrimeve sekrete mbi Iranin dhe Epstein te gazetarët e NY Times

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Pamje nga operacioni gjatë të cilit u arrestuan 5 persona të dyshuar për krime lufte

Pamje nga operacioni gjatë të cilit u arrestuan 5 persona të dyshuar për krime lufte

"Nuk e kam më asnjë lidhje me partinë 'Guxo'", Nezir Kraki kërkon që t'i referohen si "deputet nga LVV"

"Nuk e kam më asnjë lidhje me partinë 'Guxo'", Nezir Kraki kërkon që t'i referohen si "deputet nga LVV"

Aksident i rëndë në Pogradec: Një i vdekur dhe katër të lënduar

Aksident i rëndë në Pogradec: Një i vdekur dhe katër të lënduar

Roberto Mancini pritet të marrë drejtimin e Italisë

Roberto Mancini pritet të marrë drejtimin e Italisë

Haradinaj uron ShBA-në për 251-vjetorin e ushtrisë amerikane: Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës

Haradinaj uron ShBA-në për 251-vjetorin e ushtrisë amerikane: Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës

Ish-ministri britanez: Thjeshtë nuk ka asnjë dëshmi bindëse që mund të denojnë Thaçin

Ish-ministri britanez: Thjeshtë nuk ka asnjë dëshmi bindëse që mund të denojnë Thaçin