Kurti: Kosova ka nevojë për një kryeprokuror të guximshëm

Kurti: Kosova ka nevojë për një kryeprokuror të guximshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se procesi i intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror të shtetit që do të mbahet sot është tejet i rëndësishëm për qytetarët dhe shtetin e së drejtës. Ai pret që ky proces të jetë i drejtë e transparent. I pari i qeverisë thotë se Kosova ka nevojë që të zgjidhet […]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se procesi i intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror të shtetit që do të mbahet sot është tejet i rëndësishëm për qytetarët dhe shtetin e së drejtës. Ai pret që ky proces të jetë i drejtë e transparent.

I pari i qeverisë thotë se Kosova ka nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që ka integritet të lartë moral dhe profesional por edhe që është i guximshëm, punëtor e energjik.

“Sot zhvillohet intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror të shtetit. Ky proces është tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, për qytetarët dhe shtetin e së drejtës, prandaj ka vëmendjen e të gjithëve. Kosova dhe qytetarët kanë nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që ka integritet të lartë moral dhe profesional por edhe që është i guximshëm, punëtor e energjik”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë edhe se krimi i organizuar, korrupsioni duhen luftuar kudo e tërë kohën.

“Krimi i organizuar, korrupsioni i lartë dhe çdo lloj kriminaliteti duhen luftuar kudo e tërë kohën. Drejtësia nevojitet për dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarit por edhe për sigurinë tonë shtetërore e kombëtare. Si kryeministër i vendit pres që ky proces të jetë i drejtë, transparent dhe meritor”, ka shkruar Kurti në facebook.

Të ngjashme
Aksident në Elbasan, autobusi me fëmijë përplaset me veturën dhe përfundon në pikë karburantesh

Aksident në Elbasan, autobusi me fëmijë përplaset me veturën dhe përfundon në pikë karburantesh

Rinumërohen 133 vendvotime, mbesin vetëm edhe nëntë

Rinumërohen 133 vendvotime, mbesin vetëm edhe nëntë

Tragjedi në Gjermani: Njëvjeçarja vdes pasi mbeti për orë të tëra e mbyllur në makinë

Tragjedi në Gjermani: Njëvjeçarja vdes pasi mbeti për orë të tëra e mbyllur në makinë

U kritikua nga të gjithë, Martinez shpjegon arsyen pse e la Ronaldon në fushë për 90 minuta

U kritikua nga të gjithë, Martinez shpjegon arsyen pse e la Ronaldon në fushë për 90 minuta

Vance: Afati 60-ditor i marrëveshjes finale me Iranin nis sot

Vance: Afati 60-ditor i marrëveshjes finale me Iranin nis sot

Çfarë mund të humbë Kosova nëse s’i bashkohet projekteve të gazit amerikan?

Çfarë mund të humbë Kosova nëse s’i bashkohet projekteve të gazit amerikan?

Bordi i Paqes: Ambasadorja e Kosovës inspekton bazën e FNS-së

Bordi i Paqes: Ambasadorja e Kosovës inspekton bazën e FNS-së

Aksioni ku u kapën 60 kg drogë, Policia ndan foto të substancës: U sekuestruan edhe një kamion e dy vetura

Aksioni ku u kapën 60 kg drogë, Policia ndan foto të substancës: U sekuestruan edhe një kamion e dy vetura

Çmimet e naftës bien pas nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Çmimet e naftës bien pas nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Rama thumbon protestuesit: Flamingot duhet ta dinë se janë të keqinformuar nga sorrat dhe korbat

Rama thumbon protestuesit: Flamingot duhet ta dinë se janë të keqinformuar nga sorrat dhe korbat

Kosova mëson kundërshtarin në ‘play-off’-in për Kupën e Botës 2027

Kosova mëson kundërshtarin në ‘play-off’-in për Kupën e Botës 2027

Aksion i madh Polici-Prokurori-AKI: Kapen 60 kg drogë, 4 të arrestuar

Aksion i madh Polici-Prokurori-AKI: Kapen 60 kg drogë, 4 të arrestuar

Marrëveshja SHBA-Iran/ Nis trafiku detar në Hormuz, kalojnë tre supertankerët e parë me flamur saudit

Marrëveshja SHBA-Iran/ Nis trafiku detar në Hormuz, kalojnë tre supertankerët e parë me flamur saudit