Kurti mesazh Francës e Gjermanisë: Nuk e pranojmë kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion

Kryeminsitri i vendit Albin Kurti ka mbledhur sot ministrat e tij pasi çështja e Kosovës për anëtarësim në KiE nuk hyri në agjendën e Komitetit të Ministrave, shkruan Periskopi. Kurti u shpreh i habitur nga Gjermani dhe Franca të cilat ia vendosen Kosovës edhe një kusht për anëtarësim në KiE. “Qeveria nuk e pranon kushtëzimin […]
Kurti u shpreh i habitur nga Gjermani dhe Franca të cilat ia vendosen Kosovës edhe një kusht për anëtarësim në KiE.
“Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion. Për normalizimin e marrëdhieve me Serbinë bisedojmë ne Bruksel jo në Strasburg. Neni 7 i marrëveshjes bazike edhe në ndërlidhje me nenin 10 nuk mund të nxjerret jashtë marrëveshjes, nuk mund të vendoset në qendër të saj as sipër saj si një çështje urgjente”, u shpreh Kurti












