Kurti ndan nga 50 euro vitra për sektorin publik, privatët me gishta në gojë

Kurti ndan nga 50 euro vitra për sektorin publik, privatët me gishta në gojë

Qeveria e Kosovës ka vendosë të ndajë edhe nga 50 euro shtesë për punëtorët e sektorit publik, edhe këtë muaj, pra në janar. Ndërkohë, që sektori privat, edhe kësaj here, mbetet me gishta në gojë. Më 29 shtator 2022, kryeministri Albin Kurti, në një prej seancave të Kuvendit të Kosovës, duke u përballur me pyetje […]

Qeveria e Kosovës ka vendosë të ndajë edhe nga 50 euro shtesë për punëtorët e sektorit publik, edhe këtë muaj, pra në janar. Ndërkohë, që sektori privat, edhe kësaj here, mbetet me gishta në gojë.

Më 29 shtator 2022, kryeministri Albin Kurti, në një prej seancave të Kuvendit të Kosovës, duke u përballur me pyetje të deputetëve të opozitës për ikjen e qytetarëve nga Kosova, pati deklaruar se ‘pa u rregulluar sektori privat, vazhdimisht do të ikin njerëzit’.

“Më besoni se prej krejt analizave del që numri më i madh i atyre që shkojnë është nga sektori privat ku bëjnë pjesë 80 për qind të punësuar, pagat janë më të ulëta, shkeljet e të drejtave të punëtorëve është më e madhe, kushtet më të padinjitetshme të punës janë në sektorin privat dhe kjo bën që njerëzit të migrojnë. Pa e rregulluar sektorin privat dhe pa i rritur pagat aty, vazhdimisht do të ikin njerëzit”, pati deklaruar Kurti.

Por, sot kur Qeveria ka ndarë edhe nga 50 euro për sektorin publik ndërkohë që sektori privat lihet krejtësisht anash, vërehen shumë reagime sidomos në rrjetet sociale ndaj kësaj qasje pabarazie nga Qeveria.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ka qenë premtim i Qeverisë që të paguhet kjo shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave, që pritet të nisë në shkurt. /Periskopi

 

 

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës