Kurti në Austri thotë se fitoi mandat për punë dhe drejtësi, jo për Bashkim Kombëtar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur sërish për idenë e bashkimit me Republikën e Shqipërisë por duke thënë që ka fituar ‘biletën’ [mandatin] për premtimet e vendeve të punës dhe drejtësisë, dhe jo për të bashkuar Kosovën me Shqipërinë.  Kurti është shprehur se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk është menduar si […]

Kurti është shprehur se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk është menduar si “pavarësi nga Shqipëria, por si çlirim nga Serbia”.

“Në rastin e Kosovës dhe Shqipërisë unë kurrë nuk do ta imagjinoja bashkimin tonë duke shkaktuar luftë për ta bërë atë ose për të shkaktuar konflikte jo demokratike të çfarëdo lloji. Për këtë çështje, do të doja që ta theksoj faktin që Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk është menduar asnjëherë si pavarësi nga Shqipëria, por si çlirim nga Serbia dhe ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë. Pra, të gjithë shqiptarët që do ta dëshironin këtë bashkim, ai asnjëherë nuk është kundër dikujt tjetër dhe nuk është asnjëherë qëllimi që të na bëjë neve më të mëdhenj, por për të kontribuuar në mirëqenie dhe liri, pra, si shprehje e lirisë, jo si shprehje e agresionit. Si kryeministër, në këtë mandat, siç keni theksuar ju, unë kam fituar me “biletën” për punë dhe drejtësi dhe këto janë prioritetet e mia të para dhe më të rëndësishmet”, ka thënë Kurti.

Këto komente kryeministri i bëri në një institut në Austri të quajtur Karl-Renner.

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës