Kurti: Në këto tri vite është rritur punësimi për 20 për qind

Kurti: Në këto tri vite është rritur punësimi për 20 për qind

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti soti mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me përfituesit nga Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar, ku theksoi se kjo iniciativë përkrah bizneset vendore për të zhvilluar aktivitetet e tyre. Sipas Kurtit, Qeveria është e fokusuar në mbështetjen e sektorit privat, ndërsa shtoi se në vitin 2024 Bruto […]

Sipas Kurtit, Qeveria është e fokusuar në mbështetjen e sektorit privat, ndërsa shtoi se në vitin 2024 Bruto Produkti Vendor është 1/3 më i lartë, dhe buxheti shtetëror vjetër është për 35 % më i lartë.

“Kjo iniciativë i përkrah bizneset vendore, sipërmarrësit e rinj, të rejat e të rinjtë të vendit tonë për të ngritur e zhvilluar aktivitetet e tyre. Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të mbështes sektorin privat i cili është një faktor i rëndësishëm i punësimit dhe i rritjes ekonomike në vendin tonë. Krahasuar me vitin 2021, tash që po flasim në vitin 2024, Bruto Produkti Vendor është për 1/3 më i lartë, derisa buxheti shtetëror vjetor është për 35 përqind më i lartë”, ka theksuar Kurti.

I pari i qeverisë tha para të pranishmëve se gjatë këtyre viteve ka pasur punësim të shtuar dhe ai është rritur për 20 për qind

“Sigurisht kjo është përkthyer me punësim të shtuar krahasuar para tre vjetëve në Kosovë është rritur punësimi për 20 përqind, përfshirë këtu dyfishimin e të rinjve të punësuar. E pa dyshim që kjo ka ndikuar edhe në rritjen e fitimit dhe zgjerimin e aktivitetit të sektorit privat”, tha Kryeministri Kurti.

Sipas tij, Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar nuk është thjesht një iniciativë, por është një projekt kombëtar, që synon të përmirësojë jetën e çdo qytetari.

“Me këtë program ne po investojmë në të ardhmen e Kosovës, duke siguruar asnjë rajon të mos mbetet prapa dhe që mundësitë të jenë të barabarta për të gjithë. Kryeministri ka qenë gjithmonë mbështetës i fuqishëm i zhvillimit të qëndrueshëm dhe të balancuar të Kosovës, nën udhëheqjen e tij ne kemi punuar për të siguruar që fondet e Kosovës të përdoren në mënyrë të drejtë dhe transparente për të arritur një rezultat konkret që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë”, tha Kurti në ceremoninë që mori pjesë sot.

 

Të ngjashme
Roberto Mancini pritet të marrë drejtimin e Italisë

Roberto Mancini pritet të marrë drejtimin e Italisë

Haradinaj uron ShBA-në për 251-vjetorin e ushtrisë amerikane: Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës

Haradinaj uron ShBA-në për 251-vjetorin e ushtrisë amerikane: Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës

Ish-ministri britanez: Thjeshtë nuk ka asnjë dëshmi bindëse që mund të denojnë Thaçin

Ish-ministri britanez: Thjeshtë nuk ka asnjë dëshmi bindëse që mund të denojnë Thaçin

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Vrasja në Prizren: Një tjetër në gjendje të rëndë

Vrasja në Prizren: Një tjetër në gjendje të rëndë

Botërori 2026: Gjermania dhe Holanda sonte e nisin aventurën

Botërori 2026: Gjermania dhe Holanda sonte e nisin aventurën

Prizren: Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari

Prizren: Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari

Këta janë pesë të arrestuarit për krime lufte, njëri u kap sot në kufi

Këta janë pesë të arrestuarit për krime lufte, njëri u kap sot në kufi

Morina: Personat e arrestuar sot kanë marrë pjesë në Masakrën e Reçakut

Morina: Personat e arrestuar sot kanë marrë pjesë në Masakrën e Reçakut

Kreu i OEK-ut: Tarifat bankare nuk janë shqetësuese përderisa shërbimet digjitale mbeten të lira

Kreu i OEK-ut: Tarifat bankare nuk janë shqetësuese përderisa shërbimet digjitale mbeten të lira

REL: Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

REL: Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin