Kurti në takimin me Peachin, folën për rëndësinë e sigurisë së kufirit me Serbinë

Kurti në takimin me Peachin, folën për rëndësinë e sigurisë së kufirit me Serbinë

ZKM ka njoftuar për takimin e Kurtit me emisarin britanik Lord Stuart Peach. Në komunikatë thuhet se temë diskutimi ishin zhvillimet në rajon, me theks sundimin e ligjit dhe të sigurisë. Kurti tha se ligjshmëria dhe siguria shkojnë bashkë. “Zhvillimet në rajon, me theks në sundimin e ligjit dhe sigurisë, ishin temë e diskutimit dhe […]

ZKM ka njoftuar për takimin e Kurtit me emisarin britanik Lord Stuart Peach.

Në komunikatë thuhet se temë diskutimi ishin zhvillimet në rajon, me theks sundimin e ligjit dhe të sigurisë.

Kurti tha se ligjshmëria dhe siguria shkojnë bashkë.

“Zhvillimet në rajon, me theks në sundimin e ligjit dhe sigurisë, ishin temë e diskutimit dhe e interesimit të përbashkët. Në këtë drejtim, kryeministri theksoi se ligjshmëria dhe siguria shkojnë bashkë.”

Po ashtu, është diskutuar edhe siguria e Kosovës, për çka kryeministri Kurti foli për sigurinë e kufirit me Serbinë.

“Në takim u diskutua edhe për sigurinë e Kosovës. Kryeministri theksoi rëndësinë e sigurisë së kufirit me Serbinë, prej nga edhe vjen agresioni ndaj Kosovës, siç edhe u dëshmua në shtatorin e vitit të kaluar.”

Kurti i foli emisarit për reflektimet për vizitën që ai kishte zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë dhe takimet në Irlandën e Veriut në fund të muajit shkurt të këtij viti.

“Gjatë bisedës, kryeministri Kurti gjithashtu ndau me Lord Peach reflektimet e tij për vizitën që kishte në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, si dhe takimet në Irlandën e Veriut në fund të muajit shkurt të këtij viti.”

Kurti e falënderoit emisarin Peach “për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës së Kosovës dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe rolin aktiv të saj në fushën e sigurisë”.

ZKM ka përmendur vendimin e Mbretërisë së Bashkuar që të sjellë edhe 200 ushtarë në kuadër të KFOR’it pas sulmit në Banjskë.

“Kujtojmë që në përgjigje të sulmit terrorist dhe paramilitar me 24 shtator të vitit të kaluar në Banjskë, në tetor të vitit të kaluar Mbretëria e Bashkuar mori vendim për dislokimin e 200 ushtarëve shtesë nga Regjimenti Mbretëror i Batalionit të Parë të Princeshës së Uellsit, që ju bashkuan misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.”

Emisari britanik në Prishtinë në takime me Kurtin e Osmanin, flasin edhe për “integrimin ndërkombëtar të Kosovës”

Të ngjashme
KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

“Deçan, je krenaria e krejt shqiptarisë”, Haradinaj pas tubimit zgjedhor: Me Aleancën dhe Ardian Gjinin në krye, Kosova ka me u bo diamant

“Deçan, je krenaria e krejt shqiptarisë”, Haradinaj pas tubimit zgjedhor: Me Aleancën dhe Ardian Gjinin në krye, Kosova ka me u bo diamant