Kurti në vitin 2014: Kur të qeverisim ne do lirohen buka, sheqeri, qumështi e vaji (VIDEO)

Kurti në vitin 2014: Kur të qeverisim ne do lirohen buka, sheqeri, qumështi e vaji (VIDEO)

Albin Kurti, në një paraqitje televizive në Kohavizion në vitin 2014 kishte shpalosur detajet e programit qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje, ku kishte thënë se me ardhjen e partisë së tij në qeverisje, çmimet e produkteve elementare ushqimore si buka, sheqeri, qumështi dhe vaji do të ulen konsiderueshëm, ndërsa lluksi do të shtrenjtohej.

“TVSH bëhet zero për gjërat elementare ushqimore. Buka me Lëvizjen Vetëvendosje nga 36 cent, që është mesatarja për çmimet e muajit shkurt për vitin 2014, bëhet 31 cent. Sheqeri nga 72 cent kilogrami bëhet 62 cent. Qumështi nga 91 cent mesatarisht bëhet në 78 cent. Vaji nga 1 euro e 23 cent, bëhet në 1 euro 6 cent”, deklaronte Kurti.

Kurti thoshte se Vetëvendosje ka për qëllim që “lluksi që i korrespondon regjistrin të dëshirave, do të shtrenjtohet”.

Ndërkaq, e kundërta ka ndodhur me çmimet e produkteve elementare ushqimore në Kosovë prejse qeverisë Kurti. Ato janë në rritje të vazhdueshme, dhe s’është parë dora e Qeverisë të ndërhyjë në to, ndonëse Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka lajmëruar rritje dy-shifrore ekonomike.

Duke nisur që nga java e ardhshme, një bukë në Kosovë do të kushtojë 50 cent.

“Nuk është çështje vullneti, jemi të obliguar” ka thënë për Albanian Post, Elmaz Çoçaj, pronar i rrjetit të furrave “Orex” në Kosovë.

“Të gjitha produktet të cilat na duhen në proces e sipër për të prodhuar bukën kanë pësuar rritje, dhe kur po them rritje, nuk po nënkuptoj rritje centësh, por rritje shumë të madhe”.

“Unë aktualisht e shes bukën 0.40 cent, deri sa të më mbarojnë rezervat, më pas jam i obliguar ta rris çmimin për 10 cent më shumë”, ka treguar më tej Çoçaj për Albanian Post.

“Dhe këtë nuk do ta bëj vetëm unë, por kjo rritje do të bëhet në të gjithë Kosovën, të gjithë furrtarët jemi në krizë, të gjithë jemi në hall, askush nuk e bën pse ka dëshirë, por më beso që jemi të detyruar”.

“Miellit i është rritur çmimi nga 0.32 cent për kilogram, në 0.49 cent, tharmi nga 1.20 në 1.50, vaji deri para gjashtë muajsh ka qenë 1 euro e pak, tash është 1 euro e 60 cent, mesatarisht”, ka shpjeguar më tej Çoçaj.

“Dhe shtoja kësaj ngritjen e çmimit të naftës dhe druve. Një metër dru ka kushtuar 30 euro, tash kushton 40 euro”.

Një ndër arsyet tjera se pse furrtarët janë të obliguar të rrisin çmimin e bukës është edhe rritja e rrogave të punëtorëve.

“plus që rrogat e punëtorëve vitin e fundit kanë pësuar rritje për rreth 30%”.

“Nëse një shitëse më pas është paguar 20 euro, tani paguhet mbi 300 euro. Një gatues i bukës nuk të vjen në punë pa 800 euro rrogë”.

“Një byrek marues i mirë nuk të vjen në punë pa 1 mijë euro rrogë”.

Në, tani e shesim bukën 0.40 cent, deri sa të harxhohen rezervat, por nuk ma merr mendja që mundemi me shty më shumë se 1 javë”.

“Më herët kemi pas raste kur e kemi rritë gradualisht nga 3- 4 cent, sepse ashtu janë rrit çmimet, por tash janë rrit çmimet shpejt dhe ne nuk kemi mbulesë”, thotë Çoçaj.

Rritja e çmimit të bukës në 0.50 cent, nga kjo e hënë ka filluar të aplikohet në qytetin e Pejës, por sipas furrtarëve ky çmim do të jetë i njëjtë për të gjitha furrat anë e mbanë Kosovës.

Shpërndaje në: