Kurti paralajmëron kompromis për presidentin: Zgjedhjet nuk janë opsion, na presin vendime jo të lehta

Kurti paralajmëron kompromis për presidentin: Zgjedhjet nuk janë opsion, na presin vendime jo të lehta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar kompromis për presidentin. Ai ka thënë se shkuarja në zgjedhje nuk është opsion. “Kemi hyrë në pjesën e fundit të muajit prill, dhe para vetes kemi një afat kushtetues që po afron. Shkuarja në zgjedhje unë besoj që nuk është opsion, e zgjedhja e presidentit është detyrë kushtetuese. […]

Ai ka thënë se shkuarja në zgjedhje nuk është opsion.

“Kemi hyrë në pjesën e fundit të muajit prill, dhe para vetes kemi një afat kushtetues që po afron. Shkuarja në zgjedhje unë besoj që nuk është opsion, e zgjedhja e presidentit është detyrë kushtetuese. Kjo kërkon vullnet për zgjidhje, gatishmëri për kompromis, dhe vendime jo të lehta. Ne e dimë që nuk ka parti që mund të pretendojë se fiton 80 deputetë, andaj duhet të pranohet rezultati i zgjedhjeve, dhe nga ato pozicine të zhvillohen bisdime të sinqerta, me interesin për vendin tonë. Ne jemi të hapur për zgjidhje që i përgjigjet vullnetit qytetar,shteti ynë ka nevojë për stabilitet veçmas në këtë kohë të trazuar. Por përtej kësaj, ka nevojë për stabilitet dhe parashikueshmëri, sepse qytetarët kanë bërë zgjedhjen e tyre më 28 dhjetor, 113 ditësh. Qytetarët votuan për 4 vjet, dhe në përputhje me vullnetin e tyre do ta sjellim për miratim programin qeverisës 2026-2030. Jemi të bindur që zgjedhjet e reja nuk sjellin ndryshime të mëdha, të krijojë shpenzime nga së paku 10 milionë euro për KQZ-në.”, tha Kurti.

Ai sot do ta takojë kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Kurti foli edhe për nisjen e lëshimit të fondeve nga Plani i Rritjes.

“Javën që shkoi e mbyllëm me një seri lajmesh të mira, pas miratimit dhe ratifikimit në Kuvend, Komisioni Evropiani nis transferimin e mjeteve në vlerë 61 milionë euro për Planin e Rritjes. Në buxhetin e shtetit janë bartur 28 milionë euro në formë kredie, e pjesa tjetër 33 milionë euro do të kalojë me kornizë. Krahas mbështetjes direkte buxhetore, këto mjete do të investohen direkt në projekte. Projekti në vlerë 9.3 milionë euro për rrjetin e transmisionit me Bankën gjermane për zhvillim, është nga të parat. Në hapin e radhës pas përmbushjes së disa reformave, përfitojmë rreth 90 milionë euro, por duhet të miratohen disa ligje që kemi proceduar, e do t’i procedojmë sot. Kërkojmë që pa humbur kohë të vijojmë me prioritet miratimin e ligjeve, të cilat përveçse e përmirësojnë infrastrukturën ligjore, i sjellin vendit përfitime”, tha ai.

Kurti ktheu në diskutim parullën “rroga e vogël fitimi i madh”, teksa foli për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.

“Miratimi në shqyrtim të parë i Projektligjit për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë padyshim përbën një lajm shumë të mirë për vendin tonë dhe drejtësinë. Por, që institucioni përkatës të jetësohet e të nis punën është i domosdoshëm miratimi në shqyrtim të dytë, e dimë që emri i Ligjit ka trazuar shumëkënd, prandaj kundërshtimet kanë qenë të mëdha, të mbështjellura si ankesë në Kushtetuese, por ne nuk do të ndalemi. Do ta jetësojmë këtë zotim, Byroja do të bëhet, me të merr fund parulla “rroga e vogël fitimi i madh”. E kemi thënë edhe më herët, pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme nuk është private as legjitime”, tha Kurti.

Ai përmendi edhe aksionet në veri.

“Me vendosmëri e sakrificë, në qeverisjen tonë edhe në këto ditë të mandatit të tretë kemi shpartalluar bandat kriminale paraushatarake që shërbenin si struktura në veri. Kemi shtrirë sovranitetin, rend e ligj, përkundër mosbesimit. Fqinji ynë verior nuk është tërhequr nga përpjekjet destablizuese, prania vigjiliente e shtetit po sjell rezultate. Përshëndesim aksionet e institucioneve tona të sigurisë që gjetën e konfiskuan armatim në lokacione të ndryshme. Mirëpresim e Stefan Raduloviq, i lidhur me sulmin terrorist në Banjskë. Drejtësia bëhet e plotë vetëm kur Milan Radoiçiq vihet para drejtësisë në Kosovë. Se luftimi i krimit të organizuar është pakompromis dëshmojnë edhe aksionet e suksesshme anti-drogë në Pejë, e ato anti-bixhoz në disa qytete të vendit tonë”, tha ai.

Të ngjashme
Zjarr në Ballancë të Vitisë, erërat e forta rrisin rrezikun e përhapjes së flakëve

Zjarr në Ballancë të Vitisë, erërat e forta rrisin rrezikun e përhapjes së flakëve

Ushtarët e KFOR-it stërviten me helikopterë në Prishtinë

Ushtarët e KFOR-it stërviten me helikopterë në Prishtinë

Policia parandalon një rrezik, arreston shqiptarin që posedonte një minë me telekomandë

Policia parandalon një rrezik, arreston shqiptarin që posedonte një minë me telekomandë

Joseph: Bashkëpunimi me SHBA-në për gazin sjell siguri, refuzimi sjell pasoja

Joseph: Bashkëpunimi me SHBA-në për gazin sjell siguri, refuzimi sjell pasoja

Ndjekje si në filma nga Rahoveci në Gjakovë, arrestohet i dyshuari pasi goditi veturën e Policisë

Ndjekje si në filma nga Rahoveci në Gjakovë, arrestohet i dyshuari pasi goditi veturën e Policisë

Pa asnjë gjurmë prej së enjtes, vazhdojnë kërkimet për 78-vjeçarin e zhdukur në Prishtinë

Pa asnjë gjurmë prej së enjtes, vazhdojnë kërkimet për 78-vjeçarin e zhdukur në Prishtinë

Mërgimtarët nisen drejt Kosovës, sa po presin në kufij?

Mërgimtarët nisen drejt Kosovës, sa po presin në kufij?

Serwer porosi para aktgjykimit të Hagës: Kosova meriton vlerësim si i trajtoi akuzat, vendimi i padrejtë do të rëndojë mbi Gjykatën

Serwer porosi para aktgjykimit të Hagës: Kosova meriton vlerësim si i trajtoi akuzat, vendimi i padrejtë do të rëndojë mbi Gjykatën

Zjarr në Tale të Lezhës, era përhap flakët, vështirësohet ndërhyrja nga terren

Zjarr në Tale të Lezhës, era përhap flakët, vështirësohet ndërhyrja nga terren

Tragjedi në Kanada: Dy fëmijë gjenden të vdekur në shtëpi, babai i tyre i djegur në makinë

Tragjedi në Kanada: Dy fëmijë gjenden të vdekur në shtëpi, babai i tyre i djegur në makinë

“Treni ka ikur”, a ka ende rrugë për Kosovën drejt BE-së?

“Treni ka ikur”, a ka ende rrugë për Kosovën drejt BE-së?

Ambasada e Italisë në Prishtinë: Kartat italiane të identitetit në letër nuk do të vlejnë pas 3 gushtit 2026

Ambasada e Italisë në Prishtinë: Kartat italiane të identitetit në letër nuk do të vlejnë pas 3 gushtit 2026

Zbulohen 6 lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Hajvali, rastet procedohen në Prokurori

Zbulohen 6 lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Hajvali, rastet procedohen në Prokurori