Kurti pas takimit: Vuçiqit i shkova me 4 propozime, tri të fundit m’i refuzoi

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se shkuan me katër propozime para palës serbe, e që tri të fundit iu refuzuan, e për të parën nuk morën përgjigje, raporton Periskopi. ”1. Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e avansojnë CEFTA-n në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas […]
Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se shkuan me katër propozime para palës serbe, e që tri të fundit iu refuzuan, e për të parën nuk morën përgjigje, raporton Periskopi.
”1. Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e avansojnë CEFTA-n në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të EFTA-EEA, pra marrëveshje çfarë Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda kanë me BE-në.
2. Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Kjo është e rëndësishme tani si asnjëherë më parë, një ditë pas Samitit të NATO-s në Bruksel dhe porosive unanime që u dhanë aty.
3. Pas njohjes së ndërsjelltë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet tona do të kemi reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.
4. Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq.”.
”Tri të fundit u refuzun, propozimi i parë për CEFTA’n nuk dhanë përgjigje. Shpresoj që ta shqyrtojnë kur të kthehen në Beograd. Takimi i ardhës do të jetë më 25 korrik. Nuk ka ende dakordim sa i përket agjendës për dialogun e ardhshëm’’.PERISKOPI/












