Kurti për ftesat që u bëri PDK-së e LDK-së: Ishte pa sukses, përfundoi në takim bilateral

Kurti për ftesat që u bëri PDK-së e LDK-së: Ishte pa sukses, përfundoi në takim bilateral

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka zbuluar qëndrimet e tij që kanë të bëjnë me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që nesër do të jetë tentimi i 19-të me radhë. Ai ka përmendur ftesat që u bëri PDK-së e LDK-së në tentim për të dal nga ngërçi, që sipas tij, takimi trelateral përfundoi me bilateral […]

Ai ka përmendur ftesat që u bëri PDK-së e LDK-së në tentim për të dal nga ngërçi, që sipas tij, takimi trelateral përfundoi me bilateral dhe pa sukses.

Kurti tha se zgjidhja nuk është t’i imponohen propozimet njëri-tjetrit.

“Unë besoj që zgjidhja e duhur përpara është që të mos ia imponojmë propozimet njëri- tjetrit, por zgjedhja e kryetarit e nënkryetarëve të shkojë bashkë në paketë e të fillojë numërimi te poshtë për formimin e qeverisë, sepse tash po shkon numërimi përpjetë”, tha Kurti.

Tregoi se LDK-ja e cila nuk iu përgjigj takimit i kishte thënë se nuk ishte vendi e koha për marrëveshje për procedurë, por se duhej  marrëveshje politike, prandaj i ofroi koalicion qeveritar LDK-së,  gjë që sipas tij, u refuzua ashpër.

“Nesër nuk është në pyetje Albulena që është propozimi ynë, por është në pyetje pikërisht komisioni për votim të fshehtë. Nëse opozita janë të sigurt që Albulena nuk fiton përsëri le ta provojnë me votim të fshehtë. Porsa të konstituohet kuvendi, si kryetar i partisë që ka fituar zgjedhjet, do t’i kem 61 vota minimum për qeverinë e re, por paraprakisht na duhet një kuvend i ri”, tha ai.

Kryeministri në detyrë tha se gjatë mandatit të tij katër vjeçar ka pasur edhe sovranitet shtetëror edhe integritet territorial, e edhe mirëqenie sociale e rritje ekonomike sipas tij, të paparë më herët.

“6 për qind mesatarisht në vit, asnjëherë pa rënë nën 4 për qind të bruto produktit dhe tash ka ardhur radha ta kemi edhe kuvendin e ri për qeverinë e re në legjislaturën e nëntë. Ne kemi synuar 500 mijë vota siç dihet. Kemi pasur rezultat të mirë me rreth 400 mijë vota, me 48 deputet”, tha Kurti në intervistë për RTK-në./Periskopi/

Kurti e pranon që s’i ka votat, thotë se i ktheu sytë kah Osmani: Presidentja tha që duhet ta gjeni vet zgjidhjen

Të ngjashme
Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona